“Rama të shkarkohet nga Bashkia”
zirina llambro
Shkarkim të Edi Ramës nga posti i Kryetarit të Bashkisë. Ky është propozimi që anëtarët e djathtë të Këshillit Bashkiak bënë dje në mbledhjen e radhës. Ata kërkuan mbajtjen e një mbledhje jashtë radhe, duke futur në rend të ditës propozimin përkatës. Shkarkim të Edi Ramës nga posti i Kryetarit të Bashkisë. Ky është propozimi që anëtarët e djathtë të Këshillit Bashkiak bënë dje në mbledhjen e radhës. Ata kërkuan mbajtjen e një mbledhje jashtë radhe, duke futur në rend të ditës propozimin përkatës. "Në më pak se një javë më parë, më 28 Nëntor, ditën e Flamurit, ditë që është sanksionuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, në një veprim të turpshëm e të papërgjegjshëm, përjashtoi kryeqytetasit nga festa me një akt fund e krye poshtërues për kryeqytetin e vendit", deklaroi Kryetari i Grupit të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak Ferdinand Poni. Ai theksoi se duke ndaluar çdo lloj veprimtarie festive dhe duke e përjashtuar Tiranën nga çdo lloj dekorimi, Edi Rama ofendoi kryeqytetasit dhe mbarë kombin. "Ne e kemi të qartë se nuk mund të kërkojmë gjë atje ku materia mungon, as shfaqje të patriotizmit nga Edi Rama, po të respektosh kushtetutën dhe ligjet, është një detyrë që të takon ta realizosh për hir të detyrës dhe mandatit që ju e keni shkelur, që ju nuk e respektoni", tha Poni, duke shtuar se Ramës duhet t'i vijë turp që të vazhdojë të jetë ende Kryetar i Bashkisë. "Ne këshilltarëve na vjen zor të ngelemi më pas frymës e qëndrimit të qytetarëve. Për ata që ju i turpëroni, ju nuk jeni më Kryetari i Bashkisë, prandaj dhe ne kërkojmë shkarkimin tuaj nga detyra, atë detyrë që me neglizhimet e këshillit, me aktet tuaja të paprecedenta, ju e keni braktisur me kohë dhe e mbyllni me këtë akt të paprecedent të mungesës së respektit për simbolet e ngjizjes së kombit",tha Poni. Menjëherë pas kësaj deklarate reagoi kryetarja e grupit të LSI në Këshillin Bashkiak, Monika Kryemadhi. "Jemi të çuditur nga ky propozim që vjen nga anëtarët e Partisë Demokratike, na duket si shfaqja e radhës të teatrit që bëjnë këto dy parti. Duket sikur zihen por në fakt kanë treguar që bashkëpunojnë në shumë afera, siç ishte shembulli i fundit i votimit për Kodin Zgjedhor", tha Kryemadhi. Ajo nënvizoi se realisht ka shumë arsye të tjera më madhore për të propozuar shkarkimin e kryetarit të Bashkisë. "Sipas ligjit, Kryetari i Bashkisë shkarkohet kur shkel Kushtetutën, kur ka 3 muaj pa ardhur në mbledhjet e këshillit. Besoj se Rama nuk është paraqitur në më shumë se 6% të mbledhjeve të këshillit, prandaj nëse do të kërkonim arsye, ato janë. Prandaj skema të tilla teatrale janë të pavend", u shpreh kryetarja e grupit të LSI. Në emër të anëtarëve të tjerë të kësaj force politike, ajo propozoi vendosjen e rregullave të posaçme për protokollin që duhet të zbatohet për festat kombëtare.
Tarifat e reja për taksitë në Tiranë
tarifat e reja per taksite
Për mjetet e shërbimit taksi (4+1 vende)
Zona e tarifës Distanca për zonat tarifave (Km) Tarifa (lek/km) Tarifa (lekë/min)
Tarifa fillestare 2 km e para 250 lekë/km Nuk aplikohet
Zona A 5 km e tjera pas 2km e para 100 lekë/km 25 lekë/min
Zona B 10km të tjera pas 2km e para+5km 85 lekë/km 21.25lekë/min
Zona C Mbi 17 km 80 lekë/km 20 lekë/min
Tarifa për ditët pushim, festat zyrtare
Zona e tarifës Distanca për zonat e tarifave (km) Tarifa (lekë/km) Tarifa (lekë/min)
Tarifa fillestare 2 km e para 300 lekë/km Nuk aplikohet
Zona A 5 km e tjera pas 2km e para 120 lekë/km 30 lekë/min
Zona B 10 km të tjera pës 2km e para+5km 95 lekë/km 25 lekë/min
Zona C Mbi 17 km 80 lekë/km 20 lekë/min
Tarifat për udhëtimin natën
Zona e tarifës Distanca për zonat e tarifave (km) Tarifa (lekë/km) Tarifa (lekë/min)
Tarifa fillestare 2 km e para 300 lekë/km Nuk aplikohet
Zona A 5 km e tjera pas 2km e para 120 lekë/km 30 lekë/min
Zona B 10 km të tjera pës 2km e para+5km 95 lekë/km 25 lekë/min
Zona C Mbi 17 km 80 lekë/km 20 lekë/min