E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emërohen drejtuesit e Prokurorisë së Tiranës dhe Krimeve të Rënda

21-12-2012 / Gazeta 55

Adnand Kosova dhe Eugen Beci, janë emëruar zyrtarisht si drejtues te dy prokurorive asaj te Tiranës dhe prokurorisë së Krimeve të Rënda. Prokurori Kosova pason Sokol Malajn ne drejtimin e organit te akuzës për Tiranën, pas dorëheqjes se tij. Kurse Eugen Beci zë vendin e Olsian Celes pas dorëheqjes se këtij te fundit nga drejtimi i prokurorisë se krimeve te renda. Ndryshimet e krerëve te hetimit janë firmosur nga  Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla një dite me pare. Adnan Kosova zë në këtë mënyrë vendin e lënë bosh nga Sokol Malaj në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. Ditën qe Llalla mori detyrën e Prokurorit te Përgjithshëm, Malaj paraqiti dorëheqjen e tij nga funksioni i drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës, ndërsa mësohet se dorëheqja e tij është pranuar vetëm dje nga drejtuesi i lartë. Llalla,  më pas ka komanduar Adnand Kosovën në drejtimin e Prokurorisë së kryeqytetit. Adnand Kosova ka drejtuar më parë edhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda në momentin e krijimit të saj. Eugen Beci është komanduar ne drejtimin e prokurorisë se krimeve te renda. Nga viti 2004 e në vazhdim, ai ka punuar si prokuror në këtë Prokurori, duke hetuar disa nga dosjet më të bujshme.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›