Emërohen krerët e Policisë Kufitare
• TIRANE - Emërohen në dhjetë qarqet të vendit, drejtorët rajonalë të Policisë Kufitare.Dje mësohet se kanë nisur funksionimin zyrtarisht drejtoritë rajonale të kufirit në të gjithë vendin, si pjesë e strukturës së re të Policisë së Shtetit. Lajmi është bërë i ditur për gazetën "Panorama", nga burime të policisë së kryeqytetit, të cilët pohuan se dje ka nisur zyrtarisht punën struktura e re e Policisë Kufitare, pjesë e strukturës së re të Policisë së Shtetit. Paralelisht me këtë strukturë janë emëruar edhe drejtorët përkatës të policisë lokale në qarqe. Kështu mësohet se drejtor i Policisë Kufitare në Qarkun e Tiranës është emëruar Sajmir Boshnjaku, në Durrës, Naim Manuka, në Shkodër, Besnik Zela. Ndërkaq krerët e Policisë Kufitare në qarqe janë emëruar edhe në Kukës, Dibër, Lezhë, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër. Më parë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka firmosur emërimet edhe në pikat e kalimit kufitar në vend, të shumë efektivëve të rinj të tyre. Sipas burimeve të policisë, janë emëruar krerët e rinj të shumicës së pikave të kalimit kufitar, bashkë me oficerët këtyre pikave të kalimit kufitar.