E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHISH raport te Berisha: Rritet kontrabanda në Veri

• Një raport konfidencial i organeve të specializuara shtetërore për kontrabandën në pikat doganore në veri të vendit ka alarmuar strukturat e policisë.Trazhgim Sokolaj  Informacionet që bëjnë fjalë për rritjen e dukshme të sasisë së mallrave të hyjnë kontrabandë përmes vijës kufitare në veri të vendit mësohet se kanë mbërritur jo vetëm në Ministrinë e Brendshme, por edhe në qeveri. Burimet e konfirmuara nuk pranuan të sqarojnë nëse bëhet fjalë për një raportim të Shërbimit Informativ në Këshillin e Ministrave rreth këtij fenomeni, por konfirmuan se situata është ndjekur me vëmendje edhe nga qeveria. Bëhet fjalë për periudhën e tre muajve të fundit, dhe veçanërisht muajt nëntor-dhjetor kur sipas të dhënave operative nga terreni rezulton se nga zonat kufitare në Shkodrës kanë hyrë në Shqipëri sasi të konsiderueshme mallrash kontrabandë, veçanërisht cigare. Sipas burimeve zyrtare, të cilat konfirmojnë lajmin pak ditë më parë drejtues të Policisë së Shtetit janë thirrur në Kryeministri për këtë fenomen të ndjekur me shqetësim nga ekzekutivi. Eshtë e paqartë nëse rritja e sasisë së mallrave kontrabandë shikohet si një përgjegjësi direkte e policisë, por gjithsesi mësohet se zyrtarëve të rendit u është kërkuar të ndërhyjnë për përmirësimin e situatës së krijuar. Raporti në qeveriSipas burimeve zyrtare, mësohet se informacionet për rritjen e sasisë së mallrave kontrabandë që hynin në vendin tonë përmes vijës kufitare në veri të vendit ka mbërritur fillimisht në qeveri. Pasi është marrë në shqyrtim aty, informacioni është dërguar edhe në Ministrinë e Financave dhe në Ministrinë e Brendshme. Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për mallra që kanë kaluar kontrabandë pa u deklaruar në pikat doganore ose të kalimit kufitar apo përmes vijës kufitare "të verdhë". Gjithsesi mësohet se zyrtarët e policisë që janë thirrur në Këshillin e Ministrave kanë marrë kritika për situatën e krijuar ndërsa u është kërkuar të ndërhyjnë menjëherë për normalizimin e situatës. Mësohet se masat e para kanë qenë rritja e patrullimeve dhe e numrit të efektivave të policisë që shërbejnë dhe mbikëqyrin vijën kufitare, por edhe pikat doganore. Pjesë e informacionit të administruar nga ekzekutivi dhe më pas nga ministritë, ka qenë edhe fenomeni i trafikut të klandestinëve. Sipas të dhënave të ndërkombëtarëve, tashmë numri i kufizuar ndjeshëm i klandestinëve kalon në Mal të Zi dhe më pas ndjek rrugën në drejtim të Italisë duke kaluar nga deti pse duke udhëtuar për në Kroaci. Prej andej vijon drejt Italisë një prej linjave më të fuqishme të trafikut të klandestinëve në drejtim të Italisë. Masat në kufiPasi zyrtarët e policisë janë paraqitur në qeveri dhe kanë marrë kritika për situatën e krijuar mësohet se është hartuar një plan masash për të luftuar fenomenin e kontrabandës në veri të vendit. Sipas burimeve zyrtare nga policia, rritja e kontrollit në pikat e kalimit kufitar dhe vëzhgimi i vijës kufitare kanë qenë masat e para. Ato janë realizuar përmes rritjes së numrit të efektivave në terren dhe bashkëpunimit me strukturat tjera që operojnë në këtë drejtim. Sipas të dhënave, sasitë e mallrave kontrabandë që kalonin ilegalisht në vendin tonë pa u deklaruar në dogana nuk kanë qenë në sasi të konsiderueshme. Ato ndaheshin në sasi të vogla, por që kalonin në mënyrë të shpeshtë nga grupe të kufizuara individësh. Masat e marra nga policia me përforcimin e shërbimit në këtë zonë dhe me rritjen e patrullimit mësohet se kanë dhënë rezultatet e para gjatë ditëve të fundit. Sipas specialistëve, rritja e sasisë së mallrave që kanë hyrë kontrabandë nga kufiri verior i vendit shpjegohet veç të tjerave edhe me afrimin e periudhës së fundvitit kur kërkesa për mallrat e konsumit rritet ndjeshëm. Gjithsesi, pavarësisht fenomenit të kontrabandës sipas informacioneve zyrtare në këtë zonë nuk ka pasur probleme lidhur me trafiqet e paligjshme, apo krime të tjera kufitare. 2 zyrtaretë Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme janë thirrur pak ditë më parë në qeveri dhe kanë marrë kritika për gjendjen e kontrabandës në zonën e Shkodrës3 muajështë afati kohor gjatë të cilit ka zgjatur situata e krijuar në vijën kufitare veriore të vendit. Bëhet fjalë për tre muajt e fundit, veçanërisht nëntor e dhjetor

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›