E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëmbehet biznesmeni grek, dëshmitar emigranti shqiptar

Një biznesmen grek ësh
të marrë peng në Athinë
të Greqisë, ndërkohë që
e gjithë skena e ngjarjes është
parë nga një emigrant shqiptar,
i cili po punonte pranë vendit të
rrëmbimit. Emigranti, i cili është
marrë në pyetje nga policia
greke, ka treguar se tre persona
të armatosur që silleshin si
policë, kanë rrëmbyer biznesmenin
Jorgos Panagopulos.
Mediat greke, dje, gjatë gjithë
ditës, i kanë dhënë rëndësi kësaj
ngjarjeje, ku biznesmenët grekë
kanë rënë sërish pre e rrëmbimeve.
Sipas informacioneve të
mbledhura, pronari i shoqërisë
"Super Fast Ferris", 74-vjeçari
Jorgos Panagopulos, mësohet se
është rrëmbyer dje në mëngjes.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi në
një zonë afër kryeqytetit të Greqisë.
Autoritetet e policisë bëjnë
të ditur se shoferi i tij është lënë
i lirë, ndërkohë që Panagopulos
është rrëmbyer me një furgon.
Panagopulos, i cili është pronar
i disa anijeve turistike dhe tragetesh,
konsiderohet si patriarku
i shoqërive turistike dhe transportit
detar.
Burimet policore greke thanë
se ngjarja ndodhi në vendin e
quajtur Kavuri Vulas, shumë
pranë shtëpisë së tij. Mediat
greke thanë se Panagopulos është
pronar i një flote nga më të
mëdhatë në Evropë. Ai është po
ashtu edhe pronar i disa bizneseve
që kanë lidhje me transportet
detare. Sipas policisë, biznesmeni
po shkonte në zyrë në
Pire, në kohën që automjeti i tij
u ndalua nga tre persona të armatosur.
Ngjarja u pa nga një
punëtor ndërtimi me shtetësi
shqiptare, i cili mundi të shikojë
vetëm furgonin, numrin e rrëmbyesve
dhe armët e tyre, të cilat
ishin pistoleta dhe një automatik.
Dëshmitari u tha agjentëve se
rrëmbyesit kishin edhe radio
policie dhe në momentin që futën
me forcë të rrëmbyerin, i
vunë pranga. Sipas emigrantit
shqiptar, mjeti i biznesmenit
grek ka qenë duke ecur me një
shpejtësi jo të madhe, kur rruga
i është ndërprerë nga furgoni i
mbyllur. Më tej, ai shpjegoi se tre
personat e armatosur dolën si në
filma dhe dy prej tyre mbanin
pistoleta, ndërsa tjetri një automatik
kallashnikov. Shoferi i
biznesmenit nuk ka lëvizur nga
vendi, ndërkohë që Panagopulos
është tërhequr me forcë dhe
është futur në furgon. Këto të
dhëna pritet të ndihmojnë
agjentët në zbardhjen e rrethanave
të rrëmbimit.
Menjëherë pas denoncimit
në polici, skuadrat e antikrimit
kanë nisur kërkimet, duke rrethuar
të gjithë zonën. Nga ana
tjetër, në polici janë shoqëruar
emigranti shqiptar dhe shoferi i
biznesmenit. Por rreth mesditës,
policia ka gjetur disa fakte
mbi këtë ngjarje. Sipas të
dhënave nga mediat e vendit
fqinj, grupi i kërkimit ka gjetur
dy makina të përdorura nga
rrëmbyesit, të cilat ishin djegur
për të zhdukur provat. Megjithatë,
zona është rrethuar dhe po
punohet për zbulimin e ndonjë
prove të mundshme, që mund të
çojë në identifikimin e autorëve.
Policia, në një komunikim me
median, tha se deri në mbrëmje,
rrëmbyesit nuk kanë kontaktuar
me asnjë nga familjarët e biznesmenit
dhe nuk dihet fati i
tij. Nuk bëhen ende të ditura shkaqet
e rrëmbimit, por policia
beson se Panagopulos u rrëmbye
për para. Ndërkohë, familjarët
e Panagopulos u bëjnë apel
rrëmbyesve të jenë të
kujdesshëm, pasi biznesmeni
është shumë i sëmurë dhe nuk
ka ilaçet e tij me vete.
Shpeshherë në Greqi, biznesmenët
janë bërë objekt rrëmbimi
edhe me pasoja të rënda.
Madje, ka pasur raste që biznesmenët
janë rrëmbyer edhe nga
lëvizje ekstremiste në Greqi, siç
është edhe "17 Nëntori", të cilët
kanë pasur fat tragjik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›