Kryeziu lëvizte me tri pasaporta
Ismet Kryeziu, i zhdukur prej
60 ditësh nga apartamenti i
tij në Tiranë, lëvizte me tri
pasaporta: shqiptare, kosovare
dhe serbe. Faktet janë zbuluar
nga Prokuroria e Tiranës, e cila
ka zbuluar lëvizjet e tij në Shqipëri
gjatë periudhës 15-ditore
që ka qëndruar në kryeqytet.
Janë marrë të dhëna nga pikat e
kalimit kufitar të Morinës në
Kukës dhe të Rinasit në Tiranë.
Në dy pikat e kalimit kufitar të
mësipërm, Kryeziu ka përdorur
dy pasaporta të ndryshme, përkatësisht
pasaportën shqiptare
në Rinas dhe pasaportën kosovare
në Morinë. Por ajo çka ka
çuditur hetuesit e Prokurorisë së
Tiranës ka qenë përdorja e pasaportës
serbe nga i zhdukuri Ismet
Kryeziu. Disa ditë para se të
zhdukej ai ka qenë në shtetin
maqedonas dhe për kalimin e
kufirit ka përdorur një pasaportë
serbe, ndoshta të "fituar" si shtetas
kosovar. Gjithsesi, të
dhënat e mësipërme nuk i kanë
ndihmuar hetuesit të gjejnë "fatin"
e Ismetit, përkundrazi hetimet
janë shtrirë edhe në pista
të tjera, duke "hallakatur"
hetuesit e çështjes.
Lëvizjet e Ismetit
Policia dhe Prokuroria e Tiranës
janë munduar që të zbardhin
lëvizjet e Ismet Kryeziut,
nga Kosova në Shqipëri, nga Shqipëria
në drejtim të Turqisë,
nga Turqia në Iran dhe anasjelltas.
Janë marrë të dhëna nga
dogana në Aeroportin e Rinasit,
si dhe janë siguruar informacione
nga kompanitë që ka
shfrytëzuar për të fluturuar Ismet
Kryeziu. Nga të dhënat që u
janë servirur hetuesve të çështjes
mësohet se Ismeti ka udhëtuar
i qetë dhe i pa shqetësuar.
Madje, ai nuk ka hasur asnjë
pengesë në këto shtete dhe nuk
ka ngritur dyshime se mund të
kërcënohej me jetë. Gjithashtu,
janë marrë kontakte me familjarët
e tij, të cilët i kanë servirur
grupit hetimor dhjetëra pista.
Por asnjëra prej tyre nuk ka qenë
konkrete dhe të gjitha janë ezauruar,
duke mos i dhënë zgjidhje
çështjes. Pistat e servirura nga
familjarët e tij kanë qenë zhdukja
nga segmente të shërbimeve
sekrete shqiptare dhe ato të huaja
për shkak të aktivitetit të Kryeziut
si një ndër personat që ka
dashur të ribashkojë trojet shqiptare.
Por hetuesit e çështjes
kanë marrë shkresa nga të gjitha
institucionet, qofshin këto të
SHIK-ut sipas të cilave asnjë
person me emrin Ismet Kryeziu
nuk është shoqëruar, pasi legjislacioni
shqiptar ua pengon një
gjë të tillë. Gjithashtu, familjarët
e Ismetit kanë ngritur dyshime
se Ismeti mund të ketë pësuar të
njëjtin fat si bashkëkombësi i tij,
Remzi Hoxha. Por përsëri hetimet
nuk kanë nxjerrë asnjë në
dritë, duke mos gjetur asnjë
provë që të lidhë dy çështjet. Të
vetmet prova të shënuara në
dosjen hetimore janë lëvizjet e
Ismetit në Kosovë, Shqipëri dhe
Maqedoni, duke përdorur pasaporta
të ndryshme. Një fakt i tillë
ka ngritur hije dyshimi se ai
mund të jetë kontingjent i ndonjë
shërbimi sekret të huaj...
Largimi me dëshirë
Të dhënat e mësipërme
duket se i kanë shërbyer vetëm
për një fakt hetuesve të çështjes:
Kryeziu është larguar nga
banesa e vjehrrit të tij në Tiranë
me dëshirë. "Kemi verifikuar të
gjitha pistat hetimore që ka
kanë servirur familjarë e tyre.
Kemi marrë në pyetje dëshmitarët
që e kanë takuar për herë
të fundit. Të dhënat e përfituara
nga këto veprime nuk përbëjnë
element të arsyeshëm se
Ismet Kryeziu është zhdukur
apo rrëmbyer. Në këto kushte, i
vetmi klasifikim për çështjen
është largimi me dëshirë nga
banesa", thanë hetuesit e çështjes,
duke u munduar t‘i vënë
"kapak" dosjes hetimore të ndjekur
nga ekspertët më të mirë
të policisë dhe prokurorisë. Kjo
çështje është hetuar fillimisht
nga Komisariati i Policisë Nr. 4
në Tiranë. Më pas i ka kaluar
Drejtorisë së Krimeve të Rënda
në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.
Hetimet u kryesuan nga
drejtues Tonin Vocaj, i cili së
fundmi është emëruar drejtor i
Policisë së Tiranës. Pas
mbledhjes paraprake të të
dhënave, dosja kaloi në
Prokurorinë e Tiranës dhe u
hetua nga prokurori Etien Kapo.
Në përfundim të analizimit të
provave në dosje dhe pas riverifikimit
të çdo të dhëne,
prokurori vendosi që materialet
t‘ia dërgojë sërish policisë
për hetime të mëtejshme. Tashmë
dosja është në sirtarët e policisë,
në pritje të ndonjë të fakteve
të reja.
60 ditësh nga apartamenti i
tij në Tiranë, lëvizte me tri
pasaporta: shqiptare, kosovare
dhe serbe. Faktet janë zbuluar
nga Prokuroria e Tiranës, e cila
ka zbuluar lëvizjet e tij në Shqipëri
gjatë periudhës 15-ditore
që ka qëndruar në kryeqytet.
Janë marrë të dhëna nga pikat e
kalimit kufitar të Morinës në
Kukës dhe të Rinasit në Tiranë.
Në dy pikat e kalimit kufitar të
mësipërm, Kryeziu ka përdorur
dy pasaporta të ndryshme, përkatësisht
pasaportën shqiptare
në Rinas dhe pasaportën kosovare
në Morinë. Por ajo çka ka
çuditur hetuesit e Prokurorisë së
Tiranës ka qenë përdorja e pasaportës
serbe nga i zhdukuri Ismet
Kryeziu. Disa ditë para se të
zhdukej ai ka qenë në shtetin
maqedonas dhe për kalimin e
kufirit ka përdorur një pasaportë
serbe, ndoshta të "fituar" si shtetas
kosovar. Gjithsesi, të
dhënat e mësipërme nuk i kanë
ndihmuar hetuesit të gjejnë "fatin"
e Ismetit, përkundrazi hetimet
janë shtrirë edhe në pista
të tjera, duke "hallakatur"
hetuesit e çështjes.
Lëvizjet e Ismetit
Policia dhe Prokuroria e Tiranës
janë munduar që të zbardhin
lëvizjet e Ismet Kryeziut,
nga Kosova në Shqipëri, nga Shqipëria
në drejtim të Turqisë,
nga Turqia në Iran dhe anasjelltas.
Janë marrë të dhëna nga
dogana në Aeroportin e Rinasit,
si dhe janë siguruar informacione
nga kompanitë që ka
shfrytëzuar për të fluturuar Ismet
Kryeziu. Nga të dhënat që u
janë servirur hetuesve të çështjes
mësohet se Ismeti ka udhëtuar
i qetë dhe i pa shqetësuar.
Madje, ai nuk ka hasur asnjë
pengesë në këto shtete dhe nuk
ka ngritur dyshime se mund të
kërcënohej me jetë. Gjithashtu,
janë marrë kontakte me familjarët
e tij, të cilët i kanë servirur
grupit hetimor dhjetëra pista.
Por asnjëra prej tyre nuk ka qenë
konkrete dhe të gjitha janë ezauruar,
duke mos i dhënë zgjidhje
çështjes. Pistat e servirura nga
familjarët e tij kanë qenë zhdukja
nga segmente të shërbimeve
sekrete shqiptare dhe ato të huaja
për shkak të aktivitetit të Kryeziut
si një ndër personat që ka
dashur të ribashkojë trojet shqiptare.
Por hetuesit e çështjes
kanë marrë shkresa nga të gjitha
institucionet, qofshin këto të
SHIK-ut sipas të cilave asnjë
person me emrin Ismet Kryeziu
nuk është shoqëruar, pasi legjislacioni
shqiptar ua pengon një
gjë të tillë. Gjithashtu, familjarët
e Ismetit kanë ngritur dyshime
se Ismeti mund të ketë pësuar të
njëjtin fat si bashkëkombësi i tij,
Remzi Hoxha. Por përsëri hetimet
nuk kanë nxjerrë asnjë në
dritë, duke mos gjetur asnjë
provë që të lidhë dy çështjet. Të
vetmet prova të shënuara në
dosjen hetimore janë lëvizjet e
Ismetit në Kosovë, Shqipëri dhe
Maqedoni, duke përdorur pasaporta
të ndryshme. Një fakt i tillë
ka ngritur hije dyshimi se ai
mund të jetë kontingjent i ndonjë
shërbimi sekret të huaj...
Largimi me dëshirë
Të dhënat e mësipërme
duket se i kanë shërbyer vetëm
për një fakt hetuesve të çështjes:
Kryeziu është larguar nga
banesa e vjehrrit të tij në Tiranë
me dëshirë. "Kemi verifikuar të
gjitha pistat hetimore që ka
kanë servirur familjarë e tyre.
Kemi marrë në pyetje dëshmitarët
që e kanë takuar për herë
të fundit. Të dhënat e përfituara
nga këto veprime nuk përbëjnë
element të arsyeshëm se
Ismet Kryeziu është zhdukur
apo rrëmbyer. Në këto kushte, i
vetmi klasifikim për çështjen
është largimi me dëshirë nga
banesa", thanë hetuesit e çështjes,
duke u munduar t‘i vënë
"kapak" dosjes hetimore të ndjekur
nga ekspertët më të mirë
të policisë dhe prokurorisë. Kjo
çështje është hetuar fillimisht
nga Komisariati i Policisë Nr. 4
në Tiranë. Më pas i ka kaluar
Drejtorisë së Krimeve të Rënda
në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.
Hetimet u kryesuan nga
drejtues Tonin Vocaj, i cili së
fundmi është emëruar drejtor i
Policisë së Tiranës. Pas
mbledhjes paraprake të të
dhënave, dosja kaloi në
Prokurorinë e Tiranës dhe u
hetua nga prokurori Etien Kapo.
Në përfundim të analizimit të
provave në dosje dhe pas riverifikimit
të çdo të dhëne,
prokurori vendosi që materialet
t‘ia dërgojë sërish policisë
për hetime të mëtejshme. Tashmë
dosja është në sirtarët e policisë,
në pritje të ndonjë të fakteve
të reja.