E Diel, 1 Nëntor 2026

Rihapen dosjet e atentateve ndaj Elton Deliut. Dyshohet se janë autorë të njëjtë

Ekzekutimi barbar "nënë e
bir" në mes të kryeqytetit,
ka vënë në lëvizje strukturat
e policisë dhe Prokurorisë së
Tiranës. Oficerë të policisë gjyqësore
kanë mbledhur në një dosje
të gjitha dosjet që kanë pasur emrin
e Elton Deliut, i cili njihet nga
policia si një kontingjent krimi,
madje ndaj personit të tij kanë
qenë disa dosje të pazbardhura,
si të trafikut të drogës dhe trafikut
të femrave. Por prokuroria thotë
se emri i tij nuk është enigmatik,
pasi vite më parë është sulmuar
nga banditë të tjerë për ta eliminuar
fizikisht. Ngjarjet datojnë në
vitin 1998 dhe në vitin 2005. Të
dyja ngjarjet janë rihapur nga
Prokuroria e Tiranës dhe po hetohen
me përparësi, pasi edhe në
ato ngjarje nuk kishin autor.
Hetuesit thanë se po studiohen
të gjitha elementët e përbashkët,
pasi ka dyshime se ekzekutimi
mund të jetë bërë nga të njëjtët
persona.
Rihapen dosjet
Prokuroria e Tiranës ka rihapur
dy ngjarjet ku në shënjestër të
banditëve ka qenë Elton Deliu.
Atentati më i rrezikshëm ka qenë
ai i vitit 1998, ku në atë kohë, miku
i Elton Deliut, I.M., mbeti i vrarë,
ndërsa 32-vjeçari u plagos pas një
sulmi të organizuar ndaj tyre me
armë zjarri. Një tjetër atentat ndaj
Elton Deliut është ai i vitit 2005,
kur viktima u sulmua me armë
nga disa persona. Ngjarja e parë
sipas burimeve të policisë ka
ndodhur në mesin e vitit 1998, kur
persona të paidentifikuar në atë
kohë qëlluan në automjetin në
pronësi të tij, I.M., duke e lënë atë
të vdekur në vend. Viktima banonte
në Kombinat dhe sipas
policisë dyshohej se ishte vrarë
me motive hakmarrjeje. Veç tij
nga ngjarja mbeti i plagosur
rëndë edhe vetë Elton Deliu, në
atë kohë 22-vjeçar. Pas atentatit,
Deliu mbërriti në gjendje të
rëndë shëndetësore në Spitalin
Ushtarak, ku pas mjekimit të
marrë gjendja e tij u përmirësua.
Nga hetimi i kryer nga policia në
atë kohë u ngrit dyshimi se vrasja
mund të ketë ndodhur me
qëllim të larjes së hesapeve. Hetimet
e mëvonshme kanë ngritur
dyshimin se shumë kohë pas
atentatit, Elton Deliu mësohet se
u largua nga vendi në drejtim të
Italisë, ku ka qëndruar disa vite,
ndërsa në vitin 2005, ndaj tij një
grup prej katër personash organizuan
një atentat me armë zjarri.
Ata qëlluan në drejtim të automjetit
të tij të markës "BMW",
në rrugën "Ramazan Shijaku".
Për fatin e tij, Elton Deliu shpëtoi
edhe këtë herë pa dëmtime.
Dy ngjarjet janë enigmë. Ndërkohë,
përveç konflikteve për prishje
të pazareve të drogës dhe përfshirje
në krime të tjera, policia po
heton edhe versionin e konflikteve
të pronësisë mes Elton Deliut
dhe banorëve vendas të zonës
së Kasharit.
Hetimet e vrasjes
Viktima Elton Deliu, i ekzekutuar
më 28 dhjetor 2008 së bashku
me nënën e tij, Flutura Deliu,
kishte marrë një serë masash për
t‘u mbrojtur nga hasmit. Ai
paguante katër badigardë dhe
lëvizte me tre automjete të blinduara
në Tiranë. Por të gjitha
masat e sigurisë kanë qenë të
kota, pasi autorët e kanë vëzhguar
për muaj me radhë dhe
kanë kurdisur plan. Ditët e fundit
të 2008, persona të paidentifikuar
janë ngjitur në apartamentin
e tij, në afërsi të Presidencës
dhe kanë ekzekutuar
nënën e tij, Flutura Deliu, me
një plumb pas koke. Personat
kanë pritur edhe shënjestrën, i
cili ka mbërritur në shtëpi pas
ekzekutimit të së ëmës. Sapo ka
shkelur në apartamentin e tij, ai
është qëlluar nga pas, duke u
shtrirë në hyrje të apartamentit.
Më pas autorët kanë qëlluar
mbi trupin e 32-vjeçarit edhe
një karikator tjetër, duke e lënë
të vdekur në vend. Autorët janë
siguruar që të mos lënë gjurmë
në vendngjarje. Kanë marrë të
gjitha gëzhojat dhe kontrolluan
të gjithë shtëpinë, ku neutralizuan
sistemin e kamerave që
viktima Elton Deliu kishte instaluar
në apartament, ashensor
dhe në garazh. Kanë shkëputur
të gjitha kamerat nga
serveri dhe kanë marrë CD-të
që regjistronin hyrje-daljet në
apartament.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›