E Diel, 1 Nëntor 2026

Nedved me Juventus deri në 2008?

17/06/2005  Goditja më e fundit në merkaton e Juventusit ka qenë Pavel Nedved. Pikërisht në momentin që mesfushori çek mendonte se sezoni i ardhshëm do të ishte i fundit me bardhezinjtë, nga Torino ka ardhur oferta e befasishme prej Luçiano Moxhit. Bëhet fjalë për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2008. Për Pavel, i cili ishte gati të largohej në verën e vitit 2006, pas një aventure 5-vjeçare, dukej se një ofertë të tillë, ai aspak nuk e priste. Ideja e re e Luçiano Moxhit, sigurisht që i ka dhënë më shumë krenari dhe besim mesfushorit çek. Ndoshta një kontratë e tillë mund t’i japë atij, mundësinë për të bërë realitet ëndrrën e madhe, Ligën e Kampioneve. Kështu, drejtori i përgjithshëm i Juventusit ka kuptuar se përveç goditjeve të merkatos në parametra zero, mund të rikonfirmojë për të ardhmen, edhe lojtarët më të mirë bardhezinj. Nga ana tjetër edhe përgjigjja e Nedved nuk ka vonuar. “Më kanë kërkuar të luaj akoma edhe për 2 sezone të tjera, përveç këtij që nuk ka filluar ende, ka thënë Nedved. Më duhet të mendohem akoma. Mendoj se është një periudhë e gjatë kohe për të vendosur, sepse ende nuk e di nëse do të kem probleme fizike. Brenda një muaji mund të ndryshojnë shumë gjëra dhe prandaj unë nuk dua të nxitohem. Për të vazhduar, që unë të luaj, duhet të verifikohen disa kushte të rëndësishme”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›