Zhduket me të dashurin 13-vjeçarja
17/06/2005 Armanda Caka, që prej një jave kishte mbërritur në Tiranë për pushime te tezja
TIRANË- Pushimet te tezja janë kthyer në një "udhëtim" misterioz për një të mitur 13-vjeçare nga Puka. Dyshimet e para hedhin dritë për një arrati të vajzës me të dashurin e saj, ndërsa asgjë nuk është konkretizuar. Prej pesë ditësh, në zyrat e kallëzimeve të Komisariatit nr.2 në Tiranë, sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Rendit Publik është regjistuar një denoncim. Në njoftimin zyrtar thuhej se, "Më datë 15.06.2205, ora 20.00, shtetësja Pashkë Pjetër Kabali, 51 vjeçe, banuese në lagjen 44, kallëzon se që më datë 11.06.2005, i është larguar nga banesa mbesa Armanda Ramazan Caka, 13 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj". Sakaq, burime nga Komisariati numër 2 thanë dje se prej pesë ditësh kanë nisur hetime intensive nga ekspertët e kriminalistikës, të cilët derimë tani nuk kanë asnjë pistë konkrete ku mund të bazohen. Një boshllëk i tillë ka ardhur për shkak se në kallëzimin e Kabalit nuk përmendej asnjë detaj tjetër. Në denoncim thuhej se, "Mbesa ime është larguar rreth orës 19.30 të datës 11 qershor. Ishim duke ecur në rrugë, në qytet, pasi dolëm nga shtëpia dhe prej atij momenti nuk e kam parë më. Lajmërova familjen e saj menjëherë".
Dyshimet
Kontrollet e njëpasnjëshme pranë "Fushës së Aviacionit", zonë në të cilën banon familja Kabali, ende nuk kanë mundur të zbardhin të paktën elementët e parë që çojnë drejt vendndodhjes së saj. Megjithatë një nga dyshimet paraprake është ajo e largimit të Armandës me të dashurin e saj, ndonëse nga seancat pyetësore me të afërmit nuk ka rezultuar një fakt i tillë. Të gjithë familjarët kanë pohuar se e mitura nuk kishte të dashur. Gjithashtu i gjithë materiali i është përcjellë komisariatit të Pukës, me qëllim që kërkimet të zhvillohen paralelisht me Komisariatin numër 2 në Tiranë. Fotografia e Armandës është shpërndarë edhe në disa pika kufitare të vendit, ku janë dhënë të gjitha udhëzimet, në të cilat thuhet se në rastin e parë që ajo do të shihet, qoftë edhe e shoqëruar me ndonjë njeri, do të ndalohet. Nga të dhënat e pakta që disponon policia, dihet se vogëlushja kishte ardhur me pushime në Tiranë te tezja e saj, ku do të kalonte disa ditë. Sipas përshkrimeve të të afërmve, mësohet se e mitura ishte një vajzë e qetë, ndonëse pasditeve, sipas policisë, ajo i kërkonte leje tezes për të biseduar me shoqet. Ajo ishte nxënëse në klasën e shtatë, në qytetin e Pukës, ndërsa kishte rreth një javë që kishte mbërritur në Tiranë. Ankthi që ka përshkruar familjarët e të miturës është i madh, ndërsa policia nuk ka asnjë mundësi të mëtejshme hetimi, ndonëse kërkimet janë në faza intensive. Burimet policore thanë se duhen sqaruar disa elementë të momentit të zhdukjes, edhe pse janë pyetur disa persona, të cilët mendohet se kanë dijeni për zhdukjen.
Zhdukjet më të bujshme muajt e fundit
Irena Seli u zhduk në rrethana të mistershme në sheshin e trageteve në Durrës, teksa kthehej nga Italia me të shoqin, Agim Mushën. Mimoza Susaj, 27-vjeçarja me katër fëmijë, nga 10 deri në 1 vjeç, u largua nga shtëpia e të vëllait, ku qëndronte e fshehur nga mëria e të shoqit. Anila Hysenllari në një konflikt me të atin, mjaftoi që vajza të arratisej nga shtëpia. Në Tropojë u regjistrua dhe një rast tjetër syresh. Një grua, nënë e 3 fëmijëve, ishte larguar disa ditë nga shtëpia, pas keqtrajtimit të të shoqit. Denoncimin për humbjen e bëri i vëllai, me banim në Tiranë. Liljana Velollari, 17 vjeçe, nga Yzberishti i Tiranës, u largua së bashku me të dashurin e saj, Luan Dukën.