Emërohet drejtori i ri i kompanisë "Albpetrol"
Marrin fund negociatat mes PD-së dhe LSI-së për drejtimin e kompanisë shtetërore të naftës "Albpetrol". Ferdinand Murati do të jetë drejtori i ri i kompanisë. Emërimi i Muratit në krye të kësaj kompanie është bërë paraditen e djeshme, pas një vendimi të marrë prej këshillit mbikëqyrës të kompanisë. Lajmi bëhet i ditur nga burimet zyrtare brenda këshillit mbikëqyrës dhe nga vetë i emëruari Murati, i cili thotë se "treguesit financiarë të "Albpetrolit" në këtë pragprivatizim do të rriten, me qëllim edhe rritjen e çmimit me të cilin do të shitet kompania". Anëtarët e këshillit mbikëqyrës të "Albpetrolit" janë mbledhur pasditen e së enjtes, kur në rend të ditës ka qenë jo vetëm marrja e vendimit për drejtorin e ri, por edhe analiza e të ardhurave 9-mujore të saj. Ndërsa në mbledhjen e djeshme të këshillit është vendosur edhe për emërimin e drejtorit të ri. Ferdinand Murati zëvendëson në postin që mori ish-drejtorin Ylli Gjoni. Ky i fundit e drejtoi kompaninë për më shumë se dy vjet. Ylli Gjoni ishte i pari në listën e kandidatëve për deputetë nga Partia Republikane në Qarkun e Fierit, ndërsa Ferdinand Murati ishte kandidati i dhjetë në listën e PD-së. Prej tetorit të vitit 2006, Murati është edhe kryetar i degës lokale të Partisë Demokratike. Emërimi i Ferdinand Muratit bëhet në një kohë kur kompania "Albpetrol" ndodhet në prag të privatizimit.
m.t.
m.t.