Mbrojtje 48-vjeçarit, e rrihte ish-bashkëshortja
Një burrë është marrë në mbrojtje, pasi keqtrajtohej nga ish-gruaja. Po ashtu në mbrojtje është marrë edhe një nuse, e cila keqtrajtohej nga vjehrra. Dy rastet janë shënuar nga policia e Tiranës. Policia e kryeqytetit bëri të ditur se nga Komisariati Nr. 1 u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes menjëhershme për Aleksandër R., 48 vjeç, banues në Tiranë, sepse ish-bashkëshortja Davita Ndue Radaçi, 45 vjeçe, ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Po ashtu, nga Komisariati i Policisë Nr. 3 u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes menjëhershme për Klodiana H., 36 vjeçe, sepse vjehrra Fatime H., 60 vjeçe, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Sipas të dhënave hetimore, informacionet kanë ardhur në rrugë operative për marrjen në mbrojtje të këtyre dy personave.