E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emërohet kreu i Burimeve Njerëzore në DRA

Shkarkohet nga detyra shefi i Burimeve Njerëzore në Drejtorinë Rajonale të Arsimit të Fierit. Burimet zyrtare të DRA-së së Fierit bëjnë të ditur për gazetën se shkarkimi i Koçi Papuçiut është bërë në kuadër të reformave që po kryhen e po vijojnë të kryhen në këtë institucion të lartë arsimor në nivel lokal. Ndërkohë që po dje është emëruar Suzana Numani, në postin e kreut të Burimeve Njerëzore në DRA. Zyrtarisht nuk jepet asnjë motivacion për lëvizjet e kryera, por pranohet fakti se vendimi është marrë nga drejtues të lartë të MASH-it, vendim që është përcjellë me faks drejt Drejtorisë Rajonale të Fierit.

Ma.Tr.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›