E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksistët e licencuar, protestë para bashkisë

Më shumë se 30 drejtues taksish me targa të verdha në qytetin e Patosit kanë protestuar përpara institucionit të bashkisë së qytetit, duke kërkuar prej kësaj të fundit ndërhyrje për pengimin e konkurrencës së pandershme që u bëhet prej taksistëve të palicencuar. Bujar Velçani, përfaqësuesi i protestuesve, është shprehur se licenca dhe detyrimet tatimore që ata paguajnë nuk e justifikon punën që kryejnë, pasi biznesi i tyre konkurrohet nga mjetet taksi që punojnë në mënyrë pirate. Ata janë pritur nga kreu i bashkisë, Bardhi Meli, i cili u ka premtuar se do të angazhohet maksimalisht për t‘i dhënë fund në një kohë shumë të shkurtër këtij aktiviteti të paligjshëm. Pritet që në ditët në vijim të nisë një aksion për t‘i dhënë fund punës së zezë në transportin taksi.

Ma. Tr.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›