E Shtunë, 31 Tetor 2026

PARADOKSET SHKENCORE TE ENCIKLOPEDISE MAQEDONASE

Të ndërtosh një vepër shkencore nё paradokset formale dhe esenciale, do tё thotë ta zhveshësh atë nga premisa kryesore qё i jep asaj fizionominë e njё vepre serioze, e përkundrejt kësaj, ta vendosësh atë vepër nё kontekste alternative, kundёrshtimore, të diskutueshme, apo ta bёsh atë vepër objekt tё kritikave parimore e tё pakundërshtueshme, ta bësh atë tё jetё nё kolizion mes formës e përmbajtjes, ose mes vetё përmbajtjeve, ta bёsh atë njё vepër tё papërshtatshme ndaj atyre qё u dedikohet - opinionit apo shkencëtarëve tё asaj fushe - ta bёsh atë vepër qё shpejt tё harrohet e tё konservohet si diçka subjektive, e paekuilibruar dhe miope. Mendoj se Enciklopedia Maqedonase (Makedonska Enciklopedija), botim i MANU (Makedonska Akademija na Naukite i Umetnostite - Akademia Maqedone e Shkencave dhe e Arteve) ёshtё e vendosur mbi bazat e disa paradokseve formale dhe esenciale.

Paradoksi i parё - titulli dhe brendia

Titulli i njё vepre, pёrmes njё fjalie të munguar, duhet ta shprehё esencën dhe karakterin përmbajtёsor tё vetë veprës, duhet t‘i pёrmbahet tipit tё shkrimit shkencor, pasi edhe njё fjalё mё pak apo mё shumё apo njё formё e gabuar e fjalёs mund tё krijojё paradoksin, keqkuptimin dhe keqinterpretimin, mund ta nxjerrë veprёn jashtë binarëve shkencorë. Paradoks mё eklatant titull-brendi ekziston edhe nё veprёn Enciklopedia Maqedonase. Kёtё paradoks e krijon mbiemri maqedonase, se kjo formё e fjalёs nënkupton se duhet tё kemi njё vepër ku janë pёrfshirё tё gjitha arritjet shkencore, artistike, kulturore, politike ekskluzivisht tё popullit maqedonas. Redaksia e kësaj vepre nuk i ёshtё përmbajtur këtij përkufizimi tё mbiemrit, pse nё kёtё vepër janë pёrfshirё edhe arritjet shkencore, artistike, kulturore, politike edhe tё kombësive të tjera qё jetojnë nё Maqedoni, nё rastin konkret edhe tё shqiptarёve. Pikёrisht nё relacionin maqedonase, (mbiemёr) dhe Maqedoni (emёr) qëndron paradoksi formal i kësaj enciklopedie qё me shumё tё drejtё ka shkaktuar shumё polemika pse ky paradoks e ka sjellё paradoksin tjetër brendior qё për shqiptarёt kanë shkruar maqedonasit, kanë shkruar si kanё dashur e çka kanë dashur, duke shprehur njё etnocentrizёm tё skajshëm. Pra, nuk do tё ekzistonte paradoksi formal titull-brendi nëse vepra do tё titullohej Enciklopedija na Makedonija apo Enciklopedia e Maqedonisë. Natyrisht, edhe po tё ishte ky titull, polemikat e faktorit shqiptar për atë se si kanë shkruar dhe kush ka shkruar për shqiptarёt do tё ishin tё paevitueshme. Paradoksi mund tё jetё i paqёllimshёm dhe i qёllimshёm dhe nё rastin konkret ёshtё i qёllimshёm kur marrim parasysh se kush ishte redaktor i saj, Riste Bllazhevski. Pse? Nё njё tubim para disa viteve, qё mbajti Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë tё Maqedonisё, nёn drejtimin e Nazmi Maliqit, morën pjesё intelektualёt shqiptarё dhe maqedonas, për tё trajtuar problemet ndërnacionale. Nё fund, duke menduar ta mbyllё kёtё diskutim, u paraqit edhe akademik Riste Ballazhevski, i cili për herё tё parё dhe tё fundit e paraqiti teorinë qё shqiptarёt duhet ta quajnë veten si maqedonё-shqiptarё, megjithëse elaboroi edhe tema të tjera për Lidhjen e Prizrenit, për Kongresin e Manastirit, për Kongresin e Drejtshkrimit ku shprehu njohuri tё barabarta me njё nxёnёs tё shkollës sё mesme. Akademiku mori përgjigje tё merituar dhe nuk dha asfarё përgjigjeje. Megjithatë, kjo teori nё mёnyrё implicite na paraqitet edhe tani, prandaj titulli nuk ёshtё edhe aq naiv apo njё lapsus calami. Prej këtij akademiku nuk mund tё presim diçka tjetër, ai si redaktor vetëm e ka aprovuar dhe mirëpritur tekstin për shqiptarёt, por për ne ende nuk ёshtё zbuluar autori-autorёt e shkrimit me tё cilin duhet polemizuar direkt për njohuritё e tij-tyre "shkencore" për shqiptarёt. Megjithatë, na duhet tё themi se përdorimi skajshmërisht i gabuar i mbiemrit (maqedonas) nё vend tё emrit nё gjenitiv (i, e Maqedonisё), përdoret dendur nga maqedonasit se u pëlqen tё thuhet e tё mendohet se ёshtё vetëm e maqedonasve gjithçka qё krijohet nё Maqedoni, kështu nënkuptohet edhe Akademia Maqedonase se ajo ёshtё e maqedonasve dhe, sipas kësaj logjike, s‘kanë ç‘kёrkojnё aty shqiptarёt. Fatkeqësisht, mbiemri dhe jo emri nё gjenitiv, përdoret edhe nga ana shqiptare, nё tё gjitha gazetat nё gjuhёn shqipe dhe nё mediat elektronike na ka rёnё tё dёgjojmё kryetari maqedonas, kryeministri maqedonas, qeveria maqedonase, ministri maqedonas e të tjerё, edhe pse ёshtё fare e qartё se kryetari, kryeministri e të tjerё, edhe kur janё me kombësi maqedonase, e kryejnё funksionin për gjithё qytetarёt e Maqedonisё, pra janë kryetarё, kryeministra e të tjerё tё Maqedonisё (kryetari i Maqedonisё, Qeveria e Maqedonisё e të tjerё).

Paradoksi i dytё - ndërtimi i kulteve tё rrejshme

Një popull qё ka probleme reale me identitetin dhe me ndërgjegjen kombëtare, atij populli, sipas mentalitetit popullor, i mungojnë tre komponentë tё vetëdijes kombëtare: ama, flamuri dhe paraja kombëtare. Një popull pa amё ёshtё si fëmija i mjerё, sepse ama ёshtё busull drejt tё cilit e drejtojnë kokёn tё gjithё shtetasit e vet, kudo qё janë. Natyrisht ama e sjell edhe flamurin dhe paranë. Nё mungesё tё këtyre faktorëve, disa shkencëtarё maqedonas kanё ndërtuar kulte tё rrejshme kombëtare qё as fantazia mё e shfrenuar nuk mund t‘i trillojё: se janë trashëgimtarë tё maqedonasve antikё, se respektivisht Filipi II, Aleksandri i Madh janë stërgjyshërit e maqedonasve tё sotëm. Kjo teori ёshtё paradoks i llojit tё vet qё vështirё se mund ta pranojё historiografia mё infantile sepse kemi tё bёjmё me dy paradokse: konteksti kohor dhe konteksti etnik. Dihet, dhe "shkencëtarёt" maqedonas e pranojnë, se Filipi, Aleksandri kanë jetuar nё shekullin IV para erёs sё re dhe po ashtu dihet dhe pranohet nga historiografia se sllavёt kanë ardhur nё kёto troje nё shek. VII-VIII tё erёs sё re, qё do tё thotë se distanca kohore nё mes maqedonasve antikё dhe sllavёve ёshtё mbi 1100 vjet (400+700). Kёta sllavomaqedonas janë vendosur nё territoret ku kanë jetuar maqedonasit antikё tё Filipit, Aleksandrit e të tjerё, prandaj e kanё marrë emrin e tyre, ashtu si bullgarёt emrin e popullit qё e gjetёn nё ato troje, tё cilёt i asimiluan tёrёsisht dhe mbajtën vetëm emrin e popullit tё vjetёr. Kjo do tё thotë se emrat maqedonas, bullgarë nuk janë sllavё, por tё popujve tё vjetёr antikё. Për paradoksin e dytё, atë etnik, historiografia botërore e thotë qartё se maqedonasit, epirotët dhe ilirёt kanë rrёnjё tё pёrbashkёt, atë pellazgjik. Populli pellazgjik nuk ka tё bёjё aspak me sllavёt, po as me grekёt, pse Filipi II luftoi kundër grekёve dhe i mposhti, ndërsa Demosteni, oratori mё i madh grek, mbajti fjalimet mё tё njohura, Filipiket, kundër Filipit duke e thirrur popullin grek qё t‘u bёjё rezistencё maqedonasve tё Filipit. Ështё njё lëshim i pafajshëm qё historiografia shqiptare e gjysmës sё dytё tё shekullit XX e ka heshtur fare çështjen e maqedonasve antikë, tё Aleksandrit tё Madh, edhe pse Rilindja Kombёtare bёri mjaft nё kёtё drejtim. Nikollё Ketta, qё më 1777, nё veprёn "Thesar njoftimesh mbi maqedonasit" e përmend teorinë e familjes pellazgjike, prej sё cilës kanë dalё tri fiset: ilirёt, epirotët dhe maqedonasit; Vaso Pasha mё 1879 e shkroi nё gjuhёn franceze veprёn "E vërteta për Shqipёrinё dhe shqiptarёt", ku e zhvillon shumё gjerësisht teorinë pellazgjike dhe tё fiseve tё dala prej saj, si ilirёt, epirotët dhe maqedonasit; Sami Frashёri mё 1899 e shkroi veprёn "Shqipёria, ç‘ka qenё, ç‘ёshtё e ç‘do bёhet", ku e trajton gjithashtu gjerësisht teorinë pellazgjike, nga e cila kanë dalë ilirёt, epirotët dhe maqedonasit. Që maqedonasit kanë pasur njё gjuhё tjetër nga grekёt, na e vërteton historiani grek, Herodoti, kur na jep kёtё detaj: "Filipi II, djalin e tij, Aleksandrin, ia dha ta mёkojё njё nёneje mollose, e cila e kishte djalin, Klion. Kёta u rritёn si dy vëllezёr. Nё ekspeditën e Aleksandrit për nё Lindje, Klio e shpëtoi Aleksandrin nga vdekja e sigurt. Aleksandri dihet se e festonte çdo fitore nё çadrën e tij shumё tё madhe, me ushqime dhe pije. Nё njё rast, zhvillohet duel i rёndё mes tё rinjve dhe tё vjetërve. Aleksandri i përmbante tё rinjtë, ndërsa Klio tё vjetrit. Dueli i vёllezёrve tё gjirit u bё shumё i rreptё, saqë Aleksandri e ftoi Klion nё duel jashtë çadrës. Aleksandri ia preu kokёn Klios, por menjёherё u pendua dhe bërtiti", thotë Herodoti, nё njё gjuhё qё nuk ia merrnin vesh, sepse nuk ishte greqisht, por pellazgjishte-maqedonase. Prandaj sot, kur kemi emra shumё tё njohur tё historiografisë shqiptare, kёtё teori e kemi lёnё nё heshtje, madje na mungojnë nё tekstet e historive tona njohuritё për pellazgёt dhe fiset e tij, prandaj sllavo-maqedonёt apo grekёt i kanë pёrvetёsuar maqedonasit antikё si etnitet sllav ose grek.

Paradoksi i tretё - ardhja e shqiptarёve nё Maqedoni

Nё kёtё enciklopedi thuhet se shqiptarёt janë tё ardhur nga krahinat mё tё thella nё shekullin XVI. Kjo teori e zbulon paradoksin e tretё: pёrvetёsimin nё mёnyrё implicite tё kolosit tё historisё shqiptare, tё Gjergj Kastriotit Skёnderbeut, se ёshtё me origjinё sllavo-maqedonase. Edhe pse Gane Todorovski, nё akademinë për 600-vjetorin e lindjes sё Skёnderbeut, e tha shumё shkoqur: "Duke e festuar 600-vjetorin e lindjes sё birit tё madh tё popullit shqiptar, Gjergj Kastrioti-Skёnderbeut, ne, maqedonasit, inkuadrohemi nё festimin e pёrgjithshёm tё jubileut historik", ka sot zёra maqedonase qё kёtё figurё gjigante tё historisё shqiptare dhe botërore, duan ta pёrvetёsojnё apo ta sllavizojnё. Përpjekjet për sllavizmin e Skёnderbeut janë tё hershme, vlen ta përmendim serbin e Bosnjёs, Tomko Marnaviqin, i cili mё 1633 shkruan njё vepër, nё bazё tё njё diplome false, se Skёnderbeu ёshtё me origjinë serbe, madje se ai vetё ishte njё trashëgimtar i kësaj familjeje. Kjo hipotezё e provokoi qё nё atë kohё Frang Bardhin, studentin shqiptar tё Propagandës Fide tё Romёs, po edhe shkrimtarin tonё tё njohur, qё t‘i japё përgjigje me veprёn me njё titull shumё domethёnёs: Epirotasi, i quajtur zakonisht Skёnderbe, princ trim mbi trimat dhe i pathyeshmi i Epirotёvet, u kthehet bashkatdhetarëve dhe atdheut tё vet prej Frang Bardhit, Venedik, 1636. Tezёn e Marnaviqit se ai "rrjedh nga Kostandini i Madh", Bardhi e nxjerr qesharake sepse Konstandini i Madh, perandor i Bizantit, ka jetuar nё shekullin IV, ndërsa sllavёt kanë ardhur nё shekujt VII-VIII. Për prejardhjen shqiptare tё Skёnderbeut, Bardhi shfrytëzon materialet nga Barleti, Beçikemi, Volaterani, Orbini, Sabeliko, Sansovini e të tjerё tё cilёt e quajnë Skёnderbeun epirotas, ose arbëror, por mbi tё gjitha e vërteton "mendimi i pёrgjithshёm i kombit tonё, sepse ata kёndojnё me zё tё lartё trimёritё e tij dhe e quajnë "Kulçedra e Arbёnit". Pra, s‘ka popull qё i këndon njё trimi tё njё populli tjetër, te sllavёt nuk ka asnjë kёngё, asnjë legjendё, asnjë toponim me emrin e Skёnderbeut, prandaj ёshtё paradoksal mendimi se shqiptarёt janë tё ardhur nё Maqedoni nё shekullin XVI, sepse vetëm Pjetёr Bogdani nё Relacionin Shkupi tё vitit 1685, na thotë se "Shkupi nёn juridiksionin e vet i ka 1000 shtёpi katolike (nënkupto shqiptare), kurse nё qytetin e hapur jetojnë 20 mijë shtёpi turqish (nënkupto shumica absolute shqiptare) dhe 200 shtёpi grekёsh dhe serbёsh". Kjo ёshtё vetëm njё pikё ujë nё detin e lashtёsisё historike.

Paradoksi i katërt - Nёnё Tereza

Pёrvetёsimi i figurave markante nga etnitetet e tjera ёshtё mё tepër njё dukuri etnopsikologjike, kёtё e bёjnё shumё pak popuj, zakonisht ata qё kanë probleme psikike tё inferioritetit dhe tё paranojës kombëtare. Nё pamundësi qё tё barazohen me lashtёsinё nё histori, kulturë, shkencë, arte, sepse qytetërimi e integron atë qё ka dëshmi dhe fakte tё pakontestueshme dhe e përjashton dhe e injoron atë qё i mungojnë dёshmitё dhe faktet, tek ata krijohet edhe kompleksi i paranojës se janë kundërshtarё apo armiq tё gjithё ata qё nuk duan t‘i pranojnë absurdet, paradokset, banalitetet e njё teorie fiktive. Tek ata qё kanë komplekse tё tilla, zakonisht paraqitet si kundёrpeshё megalomania -pёrvetёsimi i figurave tё mёdha, duke u mbështetur nё argumente shumё tё dyshimta. Nё kёtё kontekst mund dhe duhet parё si paradoks pёrvetёsimi i figurës sё madhe bashkëkohore me famё botërore i Nёnёs Terezёs, se ёshtё me origjinё sllavomaqedonase edhe pse asgjë, pikërisht asgjë nuk e lidh me sllavomaqedonёt: as prindërit, as feja, as gjuha, as mentaliteti, as varret, as dashuria ndaj etnitetit tё vet. Ështё fakt se Nёnё Tereza ka lindur nё Shkup, por kjo nuk do tё thotë se duhet t‘i përkasësh kombit sllavomaqedonas pse ajo ka qenё dhe mbetet për botёn e qytetëruar njё shqiptare e pastër, njё misionare shqiptare, njё prometeiste shqiptare, njё shpirtshёruese shqiptare, njё martire e dashurisё për njeriun shqiptare, me mendje, me fisnikëri, me bujari shqiptare, me fytyrё, me sy dhe duar shqiptare qё shёrojnё plagët mё tё rёnda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›