E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emërohet kreu i ri i bankës

 

Emërohet kreu i ri Tirana Bank. Dimitris Santixis është emëruar nga Piraeus Bank dhe Bordi Drejtues i Tirana Bank në pozicionin e ri të Drejtorit të Menaxhimit të Tirana Bank. Santixis sjell në Tirana Bank një karrierë të gjatë dhe mbresëlënëse në sektorin bankar dhe në sipërmarrje private, e përfituar te disa nga institucionet bankare dhe kompanitë private në Greqi dhe SHBA. Ndërmjet të tjerave, ai ka mbajtur disa pozicione shumë të rëndësishme si Zv. Guvernator dhe Zv. President i Bordit Drejtues te Banka Bujqësore e Greqisë, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit te Banka Komerciale Greke, Drejtor i korporatave tek Egnatia Bank, si dhe Drejtor i Investimeve Bankare te Xiosbank në Greqi. Eksperienca e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për disa vjet, ku ka punuar në kompani ndërkombëtare si Colgate Palmolive Co dhe Bristol Meyers Squibb e ka pasuruar më tej aftësinë për të punuar me kultura dhe ambiente të ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›