E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjashtë Hec-e në lumin Shalë

 

Në lumin Shalë të qarkut të Shkodrës do të ndërtohen me koncesion gjashtë hidrocentrale. Kreu i Ministrisë së Energjetikës Genc Ruli dhe përfaqësuesit e konsorciumit slloven, të përbërë nga shoqëritë “Interenergo Albania” Sh.p.k, “Poteza Skupina” d.d and “SGP Pomgrad” d.d kanë nënshkruar dje kontratën për ndërtimin e HEC-ve në bazë të kuadrit të ofertave të pakërkuara. Përsa i përket ofertës teknike, ofertuesi parashikon të ndërtojë gjashtë hidrocentrale me një fuqi totale të instaluar 127,600 kw dhe prodhim mesatar vjetor të energjisë elektrike 530,350,000 kwh. Hidrocentrali Vajvisht parashikohet të ndërtohet me digë, e cila do të ndërtohet 2 km larg grykëderdhjes të liqenit të Komanit. Diga do të ketë një lartësi 117 metra e do të krijohet nga niveli 300 metra që është bjefi i sipërm, dhe kuota 176 metra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›