E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emi Uainhaus, divorc milioner me Bleik



Gjithçka ka marrë fund mes Emi Uainhaus dhe Bleik Felder-Civil. Muzikanti ka filluar procedurat e divorcit me Uainhaus, duke pretenduar shumën pesë milionë sterlina. Lajmi u bë i ditur nga shtypi britanik duke cituar avokatin e Bleik, Henri Bradman. Lajmi u konfirmua edhe nga përfaqësuesit civilë të këngëtares britanike. Duke kërkuar divorcin ai kërkon gjithashtu 5 milionë sterlina, që është edhe gjysma e pasurisë aktuale të Uainhaus. Por dëshira e tij nuk do të jetë e lehtë për t’u plotësuar. Çifti gjithmonë ka pasur një raport të lëkundur dhe mjaft të diskutuar për shkak të përdorimit të substancave narkotike. Këngëtarja i ka kaluar javët e fundit në Karaibe, ku është fotografuar në ishullin Santa Luçia, në shoqërinë e aktorit Xhosh Bouman, me të cilin duket se ka rënë në dashuri. Kjo kurë me diell dhe det i ka bërë aq mirë, sa gjëja e fundit që do t’i shkonte ndër mend do të ishte të drogohej. Për ta hequr përfundimisht ish-bashkëshortin Bleik nga jeta, Emi ka vendosur të heqë tatuazhin në gjoks, të cilën ia ka dedikuar kohë më parë atij.

14 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›