E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri turk në Kosovë: “Në Turqi, pa viza”



Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, priti dje ministrin e Jashtëm të Republikës së Turqisë, Ali Babacan. Në këtë takim Thaçi falënderoi Turqinë për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Kosovës, ndërsa ministri Babacan tha se Kosova ka një vetëdije pozitive, e cila mund të kontribuojë në stabilitetin e rajonit, në bashkëpunim të mirë me vendet fqinje. Babacan bëri të ditur se në kuadër të marrëdhënieve të mira do të intensifikohet edhe bashkëpunimi në fushën politike, ekonomike dhe kulturore duke konfirmuar edhe heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Ai po ashtu shfaqi besimin se së shpejti do të rritet numri i njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga shtetet arabe. Kryeministri Thaçi theksoi se Turqia, një prej vendeve të para që ka njohur pavarësinë e vendit, ka qenë vazhdimisht mbështetëse e Kosovës për liri, çlirim, për shtet tashmë në procesin e tranzicionit dhe do të jetë edhe në procesin integrues euroatlantik. “Ne si institucione të Republikës së Kosovës e çmojmë shumë prezencën e autoriteteve turke në Kosovë, qofshin ato ushtarake, policore, monetare dhe diplomatike”, - tha Thaçi në këtë takim.

14 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›