Filmi i fundit i Di Kaprios, seks me Keit Uinslet
Në filmin e fundit me Keit Uinslet, Leonardo di Kaprio ka xhiruar një skenë seksi, por ajo iu duk mjaft e çuditshme aktorit. Dy yjet e “Titanik”-ut u rikthyen së bashku me filmin “Revolutionary road”, për të cilin aktorja mori edhe një çmim “Golden Globe”. “Keit ishte tepër nervoze”, - deklaroi aktori, duke iu referuar një skene seksi që duhet të xhironin për filmin. Ai i kishte thënë se bëhej fjalë vetëm për aktrim dhe nuk duhet të shqetësohej. Kjo, sipas tij, kishte ardhur nga prania e regjisorit Sem Mendes, që është edhe bashkëshorti i saj. Duket se situata është ç’tensionuar kur ka ndërhyrë vetë Mendes. Ai ka shpjeguar fije e për pe atë që duhet të bënin, çdo lëvizje, çdo prekje. “Pas ndërhyrjes së të shoqit, Keit u çlirua dhe e xhiroi skenën pa probleme”, - u shpreh Di Kaprio.
Keith kërkon një fëmijë tjetër nga Nikol Kidman
Ylli i muzikës kauntri, Keith Urban, po shton presionin ndaj bashkëshortes së tij, Nikol Kidman, pёr tё pasur edhe njё fëmijë tjetër. Dyshja pritёn fёmijёn e parё, vajzën Sandej Roz, korrikun e vitit qё kaloi, por Urban dëshiron t’i japё vajzës sё saj njё vёlla apo motёr tjetër. “Ështё e pabesueshme se sa ka ndryshuar Keith qё nga lindja e Sandejt. Atij i pëlqen të jetë baba. Keith thotë se Sandej e ka ndihmuar atë të mposhtë demonët dhe tё jetë i lumtur gjatë qëndrimit nё shtëpi, kur Nikol udhëtonte pёr tё promovuar filmin ‘Australia’”, - ka thёnё njё burim. “Ai po e pëlqen kёtё aq shumë, sa po i bёn presion Nikolës pёr tё sjellë në jetë edhe njё fёmijё tjetër”, - ka shtuar burimi.
14 Janar 2009