E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emi dëshiron të bëhet nënë



Sapo u kthye nga Santa Luçia, ishulli i Karaibeve në të cilin qëndroi për t’u dizintoksikuar, Emi Uainhaus bëri të ditur se dëshiron të adoptojë një fëmijë dhe u nis sërish për të qëndruar disa kohë pas lajmit bombë. Këngëtarja ka mbetur e tronditur nga lajmi se ish-bashkëshorti pas 7 muajsh do të bëhet me një fëmijë. Sa keq që këtë fëmijë nuk e do ta ketë me Emin...Ylli i muzikës britanike që është 25 vjeç, në këtë mënyrë mendon të hakmerret ndaj tij, duke ndjekur kështu hapat e shumë personaliteteve të spektaklit, të cilët kanë adoptuar fëmijë. Ndër ta përmendim aktoret Anxhelina Zholi, Sheron Stoun dhe këngëtaren Madona. Larfimi i saj i rrufeshëm nga Anglia i ngjan një arratisjeje për të harruar lajmin bombë: Bleik Feder-Civil i cili në shkurt i kërkoi divorcin do të bëhet baba. Me këtë rast edhe Emi dëshiron të bëhet nënë. Sigurisht që e kaluara e saj mes alkoolit dhe drogës nuk do ta ndihmojë aspak në procesin e adoptimit të një fëmije edhe pse në ishull është fotografuar nga paparacët e rrethuar nga disa fëmijë me ngjyrë, teksa shëtit dhe luan me ta. Do të jetë thjesht një skenar i këngëtares për të rënë në sy apo është një nevojë e brendshme për të harruar momentet e këqia në favor të një jete më të qetë. S’na mbetet veçse të shohim si do të vazhdojë kjo histori.

Kristen, Miss SHBA-të 2009
E bukur, bionde dhe inteligjente

Biondja Kristen Dalton është zgjedhur Miss Shtetet e Bashkuara 2009. Miss Karolina e Veriut arriti të fitonte ndaj 50 mbretëreshave të tjera të bukurisë në një shou të transmetuar më 19 prill dhe do të jetë përfaqësuese e SHBA-ve në konkursin që do të zhvillohet në gusht në Bahamas, ku do të kurorëzohet Miss Universi. Kirsten arriti të fitonte ndaj Mis Kalifornisë Kerri Prejan e cila fitoi çmimin e dytë dhe Alisia Monik Blanko, e cila u rendit e treta. Mis SHBA-të 2009, përveçse e bukur dhe e re, në fakt është vetëm 22 vjeç duket se është edhe një këngëtare e talentuar, balerinë dhe është diplomuar për psikologji dhe gjuhë hispanike në Universitetin e Karolinës. Nëna e saj ka qenë Mis Karolina e Veriut në vitin 1982 ndërsa motra Mis Karolina e Veriut për të rinj në vitin 2008. Të gjitha pjesëmarrëset e konkursit të bukurisë sfiluan me kostum banje dhe me këmishë nate, ndërsa pesë finalistet veshën nga një kostum të bardhë të dizenjuar nga linja e kostumeve Xhesika Simpson. Një kuriozitet? Kurora që iu dorëzua Kirstenit për titullin Miss SHBA-të 2009 arrin vlerën 202 000 dollarë. Fituesja ka të drejtë të jetojë në një apartament në Nju Jork për një vit dhe i jepet një bursë studimesh 2-vjeçare për të ndjekur Akademinë e Filmit.

21 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›