Raporti i ekspertëve, zbardhen shkeljet arbitrare të Berishës
Specialistët e Telekomunikacionit zbërthejnë maskaradën ligjore të qeverisë. Shkeljet janë të shumëfishta, ndërsa qeveria po ia “ngec” përgjegjësinë Kuvendit
Një ekip ekspertësh të pavarur profesionistë të prokurimit publik dhe të ligjeve për telekomunikacionin kanë hartuar një raport ku detajojnë në mënyrë shkencore të gjitha shkeljet arbitrare që ka shkaktuar vendimi më i fundit i qeverisë për t’i kaluar pa tender konsorciumit të gjashtë kompanive licencën e operatorit të katërt celular në vend. “Albania” vendos të publikojë të plotë raportin për t’u dhënë mundësi lexuesve të vlerësojnë përfundimet shkencore të ekspertëve mbi skemën manipulative dhe antiligjore që përdori qeveria, duke i çuar Kuvendit për votim një vendim që bie në kundërshtim me të gjitha ligjet në fuqi.
Përfundime në lidhje me tenderin e operatorit të katërt celular
Procedura e zhvilluar nga AKEP:
Autoriteti (AKEP), mbështetur në nenet 5, pikat 1 e 3, dhe 69 të Ligjit nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për komunikimet elektronike e postare”, miratoi Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 1252, datë 10.09.2008 “Për miratimin e rregullave të zhvillimit të tenderit publik për dhënien e së drejtës së përdorimit të frekuencave”.
Mbi bazë të rregullave të përcaktuara në VKM, Autoriteti përgatiti dokumentet e tenderit dhe në datën 23.01.2009 do të zhvillohej procedura e tenderit të hapur ndërkombëtar.
Pas kërkesës së disa shoqërive që kërkuan shtyrjen e zhvillimit të tenderit, Këshilli Drejtues i AKEP-it mori vendim për ta shtyrë atë në datën 20.02.2009.
Në datën 20.02.2009, Autoriteti zhvilloi procedurën e tenderit të hapur ndërkombëtar “Për dhënien e së drejtës së përdorimit të frekuencave”. Në tender u paraqitën vetëm dy oferta, nga bashkimi i ofertuesve përfaqësuar nga “Postë Telekomunikacioni i Kosovës sh.a.” dhe “Universal PG”.
Meqenëse oferta e paraqitur nga shoqëria “Univers PG” nuk plotësonte kushtet e përcaktuara në dokumentacionin e tenderit, gara nuk mund të vazhdonte, pasi në referencë të pikës 21.1 të VKM-së nr. 1252, datë 10.09.2008 “Për miratimin e rregullave të zhvillimit të tenderit publik për dhënien e së drejtës së përdorimit të frekuencave”,
... për të vazhduar procesin e përzgjedhjes së fituesit në vijim të procedurës së tenderit duhet që numri i ofertave të vlefshme të jetë më i madh se numri i të drejtave të përdorimit të frekuencave që tenderohen, në të kundërt, ndërpritet procedura dhe fillon një procedurë e re.... Sa më sipër, pas njoftimit zyrtar të AKEP-it (njoftim që iu vu në dispozicion mediave), për ndërprerje të procedurës të tenderit, nuk pati procedurë ankimi nga operatorët pjesëmarrës në këtë tender, e për pasojë duhet të fillojë një procedurë e re dhe përpara fillimit të procedurës së re, AKEP, duke iu referuar pikës 21.1 të VKM-së, duhet të analizojë shkaqet që shkaktuan dështimin e procedurës së parë dhe i korrigjon ato, me qëllim të bëjë të mundur rritjen e konkurrencës.
Nisma ligjore e qeverisë
Nëpërmjet Vendimit nr. 319, datë 01.04.2009, Këshilli i Ministrave i propozon Kuvendit projektligjin “Për dhënien e të drejtës së përdorimit për 15 vjet, në brezin e frekuencave E-GSM dhe GSM 1800, bashkimit të ofertuesve, përfaqësuar nga Postë Telekomunikacioni i Kosovës, sh. a, sipas procedurës ‘tender i hapur ndërkombëtar’ e datës 20.02.2009”.
Ky projektligj është hartuar në kundërshtim të hapur me dispozitat e Ligjit nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për komunikimet elektronike e postare” dhe konkretisht me pikën 5 të Nenit 68 në të sanksionohet se: “Nëse AKEP-i, bazuar në këshillimin e kryer me palët e interesuara, sipas këtij neni, arrin në përfundimin se kërkesat për caktim të frekuencave në një brez të caktuar janë më të mëdha se frekuencat disponibël për t'u caktuar në këtë brez, ajo zbaton procedurën e tenderit publik për caktimin e këtyre frekuencave.....; Nenin 69 “Zbatimi i procedurës”,.... Pas miratimit të ministrit, AKEP-i zhvillon procedurën e tenderit, sipas legjislacionit në fuqi, për caktimin dhe përdorimin e frekuencave. Procedura duhet të jetë objektive, transparente, jodiskriminuese dhe proporcionale për të përmbushur objektivat e Nenit 7 të këtij ligji.
Me ligjin “Për prokurimin publik”
Në nenin 3 të projektit thuhet: “AKEP, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, t’u dërgojë njoftimin fituesve, bashkimit të ofertuesve, përfaqësuar nga PTK sh.a. dhe të vijojë procedurën për autorizimin individual, sipas dokumentacionit të tenderit”/
Sipas këtij përcaktimi, qeveria, bashkimin e ofertuesve, përfaqësuar nga PTK sh.a., e konsideron fitues ndërkohë që nuk disponohet apo nuk ka një vendim të AKEP-it, për të shpallur ofertën e mësipërme fituese (megjithëse në relacion thuhet se oferta ekonomike dhe teknike e bashkimit të ofertuesve, përfaqësuar nga PTK sh.a., është e vlefshme); ndërkohë urdhërohet AKEP-i të vazhdojë procedurat e autorizimit individual sipas dokumentacionit të tenderit, kur ka ofertues që nuk kanë plotësuar kriteret e këtij dokumentacioni.
Nëse u referohemi dokumenteve të miratuara nga AKEP (publikuar dhe në faqen e internetit të Autoritetit), sipas përcaktimeve të rregullave të VKM-së nr. 1252, datë 10.09.2008 “Për miratimin e rregullave të zhvillimit të tenderit publik për dhënien e të drejtës së përdorimit të frekuencave”, konstatohet se:
Kandidatët ose ofertuesit, për të marrë pjesë në procedurën e tenderit për të fituar të drejtën për marrjen e Autorizimit Individual duhet të paraqisnin midis dokumenteve të tjera edhe dokumentin: “Ofertuesi duhet të jetë i regjistruar në regjistrat përkatës profesionalë ose tregtarë të shtetit në të cilin ata janë themeluar, duke vërtetuar personalitetin e tyre ligjor si shoqëri aksionere ose person juridik. Për këtë, ata kandidatë duhet të dorëzojnë një kopje të Ekstraktit mbi Historikun e Subjektit të lëshuar nga autoriteti kompetent (Qendra Kombëtare e Regjistrimit për ofertuesit vendas)”.
Mosparaqitja e këtij dokumenti është kriter skualifikimi dhe nëse i hedhim një vështrim relacionit të qeverisë, Shtojcës 2, Formulari i Deklarimit të Ofertës, rezulton se pjesë e bashkimit të ofertuesve përfaqësuar nga PTK sh.a., është dhe zoti Samir MANE, i paraqitur si person fizik.
Në Nenin 5 të projektit thuhet se “dokumenti standard i tenderit të hapur ndërkombëtar, i hartuar nga AKEP dhe oferta e subjektit dorëzuar pranë këtij autoriteti, janë pjesë përbërëse të këtij ligji”.
Në dokumentet e tenderit parashikohet se ofertuesi duhet të vërtetojë se zotëron kapacitete ekonomike e financiare për të përmbushur detyrimet e Autorizimit Individual, me anë të:
I. Deklaratave bankare të lëshuara nga një ose më shumë banka për gjendjen financiare të ofertuesit, të cilat garantojnë përmbushjen nga ana e ofertuesit të detyrimeve që rrjedhin nga marrja e Autorizimit Individual sipas deklarimeve te shtojca 5, 6, 7 dhe 8, por jo me pak se 20 (njëzet) milionë euro. Në rast të mosrealizimit të këtij kushti, ofertuesi nuk kualifikohet.
Pasqyrave financiare (bilanc, pasqyra të ardhura shpenzime) ose pjesë të shkëputura nga këto pasqyra financiare të dy viteve të fundit, të audituar.
II. Një deklaratë të xhiros së përgjithshme të shoqërisë dhe, në rast nevoje, të xhiros së realizuar nga veprimtaritë e ngjashme për një periudhë deri në dy vitet e fundit financiare.
Sa më sipër, këto kritere të domosdoshme për kualifikim nuk mund të jenë përmbushur të paktën nga ofertuesi, zoti Samir MANE.
Po e njëjta gjë mund të thuhet për kapacitetet ligjore.
Sipas dokumenteve të tenderit: Ofertuesi duhet të vërtetojë se ka zotësinë juridike për të përmbushur detyrimet e Autorizimit Individual, nëpërmjet paraqitjes së certifikatë regjistrimit si subjekt tregtar lëshuar nga autoriteti kompetent (Qendra Kombëtare e Regjistrimit për ofertuesit vendas).
Në rastet e bashkimit të shoqërive kjo kërkesë do të vërtetohet nëpërmjet paraqitjes të certifikatës së regjistrimit si subjekt tregtar lëshuar nga autoriteti kompetent (Qendra Kombëtare e Regjistrimit për ofertuesit vendas) nga të gjithë anëtarët e grupit, si edhe marrëveshjes së noterizuar të bashkimit të tyre.
Kushte këto të paplotësuara.
Kriteret e vlerësimit të ofertave kanë qenë sipas:
Çmimi i ofertës; b. Koha e mbulimit me shërbim në shkallë gjeografike; c. Tarifat e shportës së shërbimeve; d. Aftësitë dhe eksperienca.
Nr Kriteret e vlerësimit Pikët
1 Çmimi i ofertës 0 20
2 Koha e mbulimit me shërbim në shkallë gjeografike 0 20
3 Tarifat e shportës së shërbimeve 0 45
4 Aftësitë dhe eksperienca 0 15
Në relacionin shoqërues të projektit nuk gjendet ndonjë pasqyrë e vlerësimit që duhet t’i ishte bërë ofertës të bashkimit të ofertuesve, përfaqësuar nga PTK sh.a., të konsideruar fituese nga qeveria.
Së fundi, në paragrafin e dytë të relacionit thuhet se ka pasur disa kompani të huaja prestigjioze që shprehën interesin për pjesëmarrje në tenderin e hapur ndërkombëtar, por që në datën 20.02.2009 u paraqitën vetëm dy bashkime ofertuesish.
Në lidhje me sa më sipër, fakti që ka pasur interes dhe jo pjesëmarrje nga kompani prestigjioze, të çon te arsyetimi se AKEP-i duhet të fillojë një procedurë të re dhe përpara fillimit të procedurës së re, të analizojë shkaqet që shkaktuan dështimin e procedurës së parë dhe i korrigjon ato, me qëllim të bëjë të mundur rritjen e konkurrencës.
Gjithashtu edhe kërkesa e parë për shtyrjen e tenderit nga disa kompani për mungesën e kohës së mjaftueshme për përgatitjen e dokumenteve, tregon se nëse tenderi do të përsëritej, shprehjet e interesit nga kompani të ndryshme do të jenë më të mëdha, procedura do të jetë më objektive, transparente, jodiskriminuese dhe proporcionale.
21 Prill 2009