Emigrantë politikë shqiptarë, dështon komploti me zbulimin perëndimor për të rrëzuar Enverin

02/03/2005 Pse organizata e emigrantëve politikë shqiptarë KKSHL (Komiteti Kombëtar i Shqipërisë së Lirë” u bë i padëshirueshëm për politikën greke? Cilat ishin planet greke për përmbysjen e regjimit të Enverit dhe zëvendësimin e tij më KKSHL? Kur u zbulua pozicioni i politikës greke ndaj KKSHL? Si dështoi komploti midis emigrantëve politikë shqiptarë dhe zbulimit perëndimor për rrëzimin e Enverit?
“Marrëdhëniet shqiptaro-greke gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, përbëjnë një ndër problemet e rëndësishme të historiografisë sonë, ende të pastudiuara. Pikërisht, kjo ka qenë arsyeja kryesore që më ka nxitur për t’i hyrë studimit të tyre, me shpresën se ky kontribut mund t’i shërbente inteligjencës, studentëve dhe lexuesit të gjerë shqiptar”, tregon historiani Beqir Meta, në librin e tij. Botimi “Shqipëria dhe Greqia” (1949-1990), që i paraqitet lexuesit, është rezultat i punës kërkimore të Metës në bibliotekat e Shqipërisë, Greqisë, SHBA, Britanisë së Madhe, Turqisë e Bullgarisë dhe në arkivat shqiptare, amerikane e britanike. Ai është vazhdim i studimit të mëparshëm me titull: “Tensioni greko-shqiptar 1939-1949”, botuar në vitin 2002. Në qendër të këtij botimi është situata e krijuar midis Greqisë e Shqipërisë, gjatë periudhës më të gjatë të Luftës së Ftohtë, tendencat e zhvillimit të saj, përpjekjet, vështirësitë, dështimet dhe progresi që u bë për normalizimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke. Janë pasqyruar faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikuan në këtë proces si dhe rezultatet historike të tij.
Për shkak të politikës së tij të vendosur kombëtare, KKSHL, shumë shpejt, u bë i padëshirueshëm për politikën greke. Në vitin 1951 grekët hoqën dorë nga përpjekjet e tyre të mëparshme për të arritur një marrëveshje të favorshme me organizatën kryesore përfaqësuese të emigracionit politik shqiptar. Ata tani u përpoqën që të afronin një pjesë të vogël të emigracionit, e cila kishte mbetur jashtë përfaqësimit në KKSHL. Në këtë kontekst, në mars të vitit 1951 u organizua edhe vizita e Ali Këlcyrës në Greqi. Këlcyrën e pritën nënsekretari i përhershëm i MPJ, Jan Politis dhe drejtuesit e lëvizjes “vorio-epirote”, Themistokli Papadhima e Miltiadhis Spiromilo. Në këto takime, Këlcyra e vuri theksin në bashkëpunimin e ngushtë me Greqinë e me Italinë dhe kritikoi afrimin e drejtpërdrejt të emigracionit politik me SHBA dhe me Britaninë e Madhe, duke siluruar kështu drejtpërdrejtë politikën e KKSHL. Ambasada amerikane në Turqi vërente se, Këlcyra bëri një farë progresi në marrëdhëniet me MPJ të Greqisë dhe se, qeveria greke po diskutonte që ta përdorte atë si koordinator të të gjithë atyre refugjatëve shqiptarë, të cilët nuk ishin përfshirë në Komitetin “Shqipëria e Lirë”.
Nga ana tjetër, Athina mbajti një qëndrim bllokues kundrejt aktiviteteve të KKSHL në Greqi. Ajo hodhi poshtë një kërkesë, të cilën KKSHL e bëri nëpërmjet ambasadës amerikane në Athinë, për t`u dërguar shqiptarëve, që jetonin në Greqi, një thirrje që të bëheshin anëtarë të KKSHL. Diplomatët amerikanë e vlerësuan këtë gjest si një sinjal, që paralajmëronte se qeveria greke do ta ndalonte KKSHL për të zhvilluar ndonjë aktivitet substancial në Greqi.
Drejtori i Drejtorisë për çështjet ballkanike dhe sovjetike në MPJ të Greqisë, George Christopulos, mbajti një qëndrim të dyfishtë ndaj KKSHL në një takim me zyrtarët e ambasadës amerikane. Ky qëndrim reflektonte pakënaqësinë e Athinës ndaj këtij organizmi, por edhe kujdesin e saj për të mos dalë hapur kundër politikës amerikane ndaj emigracionit shqiptar. Christopulos shpjegoi se, “qeveria greke nuk e shihte në mënyrë të disfavorshme KKSHL. Përkundrazi, për të mbushur vakumin, i cili do të krijohet në Shqipëri në qoftë se regjimi i E.Hoxhës do të përmbysej, KKSHL, megjithëse nuk premton ndonjë gjë, duket se do të jetë kandidati më i mirë, i mundshëm, që do ta plotësonte këtë rol”. Por pozicioni i vërtetë i qeverisë greke ndaj KKSHL u zbulua kur Christopulos u shpjegoi diplomatëve amerikanë arsyet se, përse Athina nuk dëshironte që ai të zhvillonte aktivitet në Greqi. Christopulos pohoi se, “nga pikëpamja greke, grupi ideal i refugjatëve do të ishte ai, që do të pranonte vlefshmërinë e pretendimeve territoriale greke ndaj Shqipërisë”. Më tej, ai u tha amerikanëve se, “e dinte se ishte krejtësisht e pamundur për të gjetur një grup të tillë, i cili do të kishte ndonjë bazë në Shqipëri” dhe nënvizoi “vështirësitë, që do të kishte qeveria greke për mbështetjen e një grupi, i cili nuk do të mbante një qëndrim të tillë”. Pastaj zyrtari i lartë grek u mundua që, motiveve të vërteta të bllokimit të aktiviteteve të KKSHL në Greqi, t`u vishte edhe disa arsye të tjera si: shqetësimin e grekëve se, veprimtaria e huaj në tokën e tyre do të ishte në kundërshtim me “ligjin ndërkombëtar”; shqetësimin se, qeveria greke nuk do të ishte në gjendje të informohej për intrigat, që do të bëheshin në qoftë se ky aktivitet do të lejohej dhe dyshimi se, do të kishte turbullira midis shqiptarëve në kampe dhe atyre që jetonin jashtë kampeve, etj. Gjithashtu, Christopulos deklaroi se, qeveria greke nuk kishte besim se KKSHL do të ruante unitetin, që duket në aparencë dhe, meqenëse zhvillimet e ardhshme nuk diheshin, ajo kishte adaptuar qëndrimin “prit dhe shiko”.
Biseda e lartpërmendur u zhvillua në një kohë, kur qeveria greke i kishte ndërprerë bisedimet edhe me Ali Këlcyrën, tek i cili ajo kishte patur më parë shpresa se mund ta përdorte për të krijuar një rrymë filo-greke në emigracionin politik shqiptar. Christopulos i tregoi Schnee edhe arsyet e ndërprerjes së tratativave me A.Këlcyrën. Ai pohoi se, përfundimi që nuk mund të pritej më gjë nga A.Këlcyra, u arrit pasi ai, bashkë me të tjerë, kishte nënshkruar një letër, e cila i ishte dorëzuar kryeministrit Papagos gjatë vizitës së tij në Romë muajin e kaluar. Në këtë letër, i propozohej kryeministrit grek që, grekët dhe shqiptarët të binin dakord të hiqnin dorë nga pretendimet e tyre reciproke ndaj njëri-tjetrit. Përshtypja e A. Schnee ishte se, Christopulos “kishte një opinion të lartë për aftësitë vepruese dhe për potencialin e Komitetit të Prizrenit”, që drejtohej nga jugosllavët, i cili shihej me shumë dyshim nga amerikanët. Pikërisht për këto arsye, Schnee e informoi palën greke se, nuk kishte të ngjarë që kryetari i KKSHL, Hasan Dosti, të zhvillonte vizitën e planifikuar në Greqi në të ardhmen e afërt.
Ky qëndrim më i hapur kundërshtues i Athinës ndaj KKSHL ishte i ndikuar dhe bëhej në kushtet kur po dështonin orvajtjet e përbashkëta të zbulimeve perëndimore dhe të KKSHL për të organizuar goditjen diversioniste kundër regjimit komunist të Shqipërisë, e cila u zhvillua gjatë viteve 1949-1953. Por ftohtësia e marrëdhënieve midis emigracionit politik shqiptar dhe qeverisë greke, ishte shfaqur qartë edhe gjatë këtij operacioni. Ndonëse, udhëheqësit e emigracionit politik shqiptar u joshën nga premtimet e anglo-amerikanëve se, do t`i mbronin nga fqinjët lakmitarë dhe, njëkohësisht, do t`i ndihmonin të çliroheshin nga komunistët, ata ishin aq të mençur për të kuptuar se, SHBA dhe Britania kishin edhe interesa të tjera. Emigracioni politik shqiptar i kishte kalkuluar interesat e veta kombëtare. Nëpërmjet këtij operacioni, ai synonte, jo vetëm përmbysjen e regjimit komunist, por edhe që ta largonte vendin nga pozita e vështirë ndërkombëtare dhe nga rreziku i copëtimit, ku e kishte zhytur politika e E.Hoxhës . Këto siguri krerët e emigracionit i kërkuan dhe i morën nga anglo-amerikanët, por jo nga fqinjët e Shqipërisë, të cilët refuzuan t`i jepnin ato.