Gati listat në 42 njësi vendore
02/03/2005 Prefektura Fier jep shifrat e regjistrimit të popullsisë
FIER - Ka përfunduar procesi i verifikimit, identifikimit dhe
regjistrimit të popullisë në të gjithë Qarkun e Fierit. Sipas juristit të kësaj prefekture, Orion Hoxha, në këtë fazë të rëndësishme të regjistrimit të popullsisë u ngritën 117 grupe verifikimi, në 42 njësi vendore. Në përfundim të procesit rezultoi se Qarku i Fierit, ka 486 081 banorë në bazë të regjistrit themeltar të gjendjeve civile. Sipas juristit Hoxha, gjatë këtij procesi janë verifikuar 480 679 shtetas, nga të cilët 13 993 janë të regjistruar në regjistrat e përkohshëm, ndërsa janë identifikuar dhe kanë marrë kod shifror 380 244 shtetas, 101 681 janë identifikuar si shtetas të klasifikuar “me status”, nga të cilët 45 671 janë emigrantë dhe 53 767 rezultojnë të larguar. Ky proces ka nxjerrë në pah edhe mjaft probleme, të cilat kanë të bëjnë me shtetasit me status, ku përfshihen ata persona që janë ose në emigracion, ose kanë vdekur, por që faktikisht rezultojnë të regjistruar në regjistrat e gjendjes civile. Juristi Erion Hoxha, duke dashur të pohojë se puna e kryer në këtë fazë ka qenë shumë e përgjegjshme, u shpreh dje për gazetën “Metropol” se të dhënat e dala prej fazës së sapombaruar do të jenë bazë për një punë më të mirë në fazën e hartimit të listave paraprake, fazë e cila sapo ka nisur dhe që do të vazhdojë deri më 15 mars, kur ato do të jenë në tavolinat e kryetarëve të bashkive dhe komunave të njësive vendore.
Qarku Fier
486 081 banorë të regjistruar
480 6789 banorë të verifikuar
101 681 shtetas të klasifikuar ”me status”