E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndryshimet s’kanë të reshtur në Durrës

02/03/2005  Në një vit, policët i lënë vendin njëri-tjetrit

Nënkomisarja e policisë së portit Zana Lushka është figura që ka mundur t’i rezistojë më shumë qëndrimit të saj në postin e emëruar. Në të njëjtën kohë me të si dhe pas saj janë emëruar edhe të tjerë kuadro, por që janë zëvendësuar. Durrësi njihet si zona me e nxehtë për sa i përket qarkullimit të kuadrove dhe janë të paktë ata që kanë mundur të rezistojnë për një kohë të gjatë. Në janar të këtij viti janë bërë disa zëvendësime në strukturat kryesore të Drejtorisë së Policisë së Qarkut. Është transferuar nëndrejtori Arben Janaqi, duke u zëvendësuar me Arben Gurin, është transferuar nënkomisar Milto Kordha i komisariatit të policisë së Durrësit dhe është emëruar Alfred Çepa si dhe ka lëvizur shefi i zyrës kundër krimit Alban Çela, duke i lënë vendin Besnik Sanës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›