Zëvendësohet kryepolicja e Portit të Durrësit

02/03/2005 Prag zgjedhjesh, priten ndryshime të tjera
DURRËS – Në fshehtësinë më të madhe është prezantuar dje shefi i ri i komisariatit të Policisë së Portit të Durrësit, ndërsa ish-shefja, prej më se një jave ishte liruar nga kjo detyrë. Burime të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Durrësit, bëjnë të ditur se në valën e re të pritshme të ndryshimeve të rikthyera në këtë drejtori, është edhe drejtori Muharrem Bardhoci.
Ndryshimi në port
Nënkomisarja Zana Lushka, shefe e komisariatit të portit të Durrësit, zyrtarisht është zëvendësuar dje, pas prezantimit të këtij ndryshimi nga drejtori i Drejtorisë së Koordinimit në Policinë e Shtetit, Nazmi Kakarja. Zana Lushka, e cila qëndroi në këtë detyrë një vit, është emëruar në një tjetër detyrë, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës. Ndërsa në krye të komisariatit të Policis së Portit të Durrësit, u prezantua dje Fatmir Kurti, i cili deri paraditen e së djeshme, zyrtarisht mbante detyrën e shefit të zyrës së luftës kundër krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë.
Komunikimi i zëvendësimit të Lushkës është bërë pa praninë e medias, ndërkohë që nuk janë bërë të ditura shkaqet e lëvizjes së saj.
Sipas burimeve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Durrësit, mësohet se për punën e komisariatit të policisë së portit, edhe insitucionet e drejtësisë së Durrësit kanë shfaqur rezerva të shumta.
Në analizën vjetore të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Durrësit, krahas evidentimit të rritjes së kriminalitetit në Qarkun e Durrësit, u vunë në dukje edhe probleme në komisariatin e Policisë së Portit.
Ndryshimet në Drejtori
Transferimi i Zana Lushkës, në një detyrë tjetër, mësohet se do të pasohet me të tjera ndryshime, të etiketuara si pjesë e projektit të Ministrisë së Rendit Publik për të qarkulluar të gjithë drejtuesit e policisë së Durrësit, para se të nisë fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të verës së sivjetshme.
Burime të Drejotrisë së Policisë së Qarkut të Durrësit, bëjnë të ditur se, sikurse në pikat kyçe të policisë së shtetit, edhe në këtë qark janë emëruar e do të emërohen të tjerë figura, por që vinë nga strukturat e policisë. Të njëjta burime nuk përjashtojnë edhe “qarkullimin” e përfolur të Bardhocit, drejtor i Policisë së Qarkut të Durrësit, i cili pritet të dorëzojë detyrën, para fillimit të fushatës elektorale.
Lëvizja e Bardhocit, motivohet edhe me rezultatet e dobëta të punës së tij. Mëse një herë, Prokuroria si dhe Gjykata e Shkallës së Parë kanë shfaqur shqetësimet e tyre për rritjen e kriminalitetit, duke evidentuar mungesën e profesionalizimit në strukturat e policisë në Durrës.