E Hënë, 2 Nëntor 2026

Regjistrimi, bashkia e prefektura, të dhëna të ndryshme

02/03/2005  DURRËS - Kanë qenë kontradiktore burimet e informimit për sa i përket fushatës së regjistrimit të popullsisë në Qarkun e Durrësit. Zyrtarisht nuk është deklaruar asnjë shifër e saktë për numrin e popullsisë në përfundim të fushatës, e cila që prej dy ditësh ka kaluar në fazën e informatizimit të të dhënave si dhe të nxjerrjes së listës së zgjedhësve.

Nga deklarimet e bërë në Bashkinë e Durrësit dhe pikërisht nga koordinatori i procesit të regjistrimit, Indrit Puteci, mësohet se numri i banorëve sipas regjistrit të zyrave të gjendjes civile është 186.683, ndërsa nga zyrtarët e prefekturës Durrës është thënë se ky numër është 174.590 banorë.

Puteci është shprehur se janë identifikuar dhe regjistruar afro 150 mijë babnorë, por pa dhënë saktësisht numrin, ndërsa diferenca në 36.683 banorë të mbetur të paidentifikuar dhe të paregjistruar duket se do të jenë edhe nyja që do të kontestojë këtë proces, i cili në të vërtetë është shoqëruar me shumë probleme që nga fillimi.

Koordinatori i procesit, Puteci, është shprehur gjithashtu se janë identifikuar dhe regjistruar 12 mijë emigrantë, por që ky numër është shumë më i madh në bashkinë e Durrësit.

Zyrtarisht në Qarkun e Durrësit problem paraqet vetëm bashkia e Durrësit si dhe Fushë-Kruja, ndërsa në komunat e tjera zyrat e gjendjeve civile kanë nisur kalimin në kompjuter të të dhënave të mbledhura në terren.

Sipas prefekturës, në nivel qarku numri i të regjistruarve në këto zyra është 369.349 banorë dhe të verifikuar janë 336.470 banorë, ndërkohë që të identifikuar 278.616 banorë.

183 683 banorë Bashkia Durrës

sipas gjendjes civile

174 590 banorë bashkia Durrës

sipas prefekturës

12 mijë emigrantë Bashkia Durrës

të regjistruar

369 349 banorë Qarku Durrës

sipas prefekturës

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›