E Hënë, 2 Nëntor 2026

Në bordin e Air CIA

02/03/2005  Agjencia ka patur një shërbim të fshehtë charteri, ku sillnin vërdallë të burgosurit, nëpër ndërtesat e hetimit anembanë botës. Ishte e ligjshme? Çfarë do të ndodhë? Një investigim i Newsweek

Fluturimet e Boeingut 737 janë pjesë e një itinerari të detajuar dyvjeçar. Mes ndalesave të regjistruara janë Libia, ku qeveria amerikane ka qenë duke çaktivizuar programin bërthamor të Gedafit; dhe Jordania, ku gazeta izraelite “Haaretz” ka zbuluar se ndodhen të burgosur të Al Kaedas, përfshirë trurin e 11 shtatorit, khalid Shaikh Mohammed. Boeingu është ulur edhe në Guantanamo

Ashtu si shumë të burgosur, me të cilët është abuzuar, Khalid el-Masri e kishte të vështirë të bënte njerëzit ta besonin. Edhe e shoqja nuk dinte si ta shpjegonte këtë zhdukje të menjëhershme, pesëmujore të tij vitin e kaluar. Masri, një qytetar gjerman, me origjinë libaneze, thotë se u mor me një autobus në Maqedoni, ku ndodhej me pushime më 31 dhjetor 2003, dhe më pas, duarlidhur u çua në një motel në rrethinat e Shkupit. Tri javë më vonë, në mbrëmjen e 23 janarit 2004, duar dhe sylidhur u mor dhe u fut në një avion, motorët e të cilit uturinin, thotë avokati i tij, Manfred Gnjidic. Masri thotë se ngjiti shumë shkallë, ashtu “si në një avion të rregullt pasagjerësh” dhe u lidh pas murit të avionit.

Masri thotë se fluturoi më pas për në Afganistan, ku u lidh me zinxhirë në një burg të kontrolluar nga amerikanët, u torturua vazhdimisht dhe u mor në pyetje në lidhje me ekstremistët në xhaminë e tij në Ulm, Gjermani. Kur më në fund u lirua disa muaj më vonë, Masri u la në një rrugë të shkretuar, që çonte në Maqedoni, ku u përpoq t’i shpjegonte një roje të kufirit aventurën e tij të makthit. “Ai qeshte me mua”, ka thënë Masri për “New York Times”, e cila zbuloi lajmin muajin e kaluar. “Më tha: mos ia thuaj askujt këtë, sepse askush nuk do të besojë. Të gjithë do të qeshin”.

Askush nuk po qesh këto kohë, veçanërisht në CIA. Newsweek ka siguruar planet të papublikuar më parë që tregojnë se agjencia ka përdorur një Boeing 737 si pjesë e një charteri global shumë sekret, që i shërbente qendrave të fshehta të marrjes në pyetje të përdorura në luftën kundër terrorizmit. Dhe informacionet e fluturimit të Boeingut, duket se vërtetojnë dëshminë e Masrit. Gnjidiç, avokati i Masrit, shtoi gjithashtu se një televizion gjerman kishte në plan të transmetonte historinë e Masrit, përpara vizitës së Presidentit Bush në Gjermani. Sipas tij, ky rast po hetohet si rast rrëmbimi nga një prokuror në Mynih. Ministri i Brendshëm gjerman, Oti Shili, vizitoi kohët e fundit drejtorin e CIA-s, Porter Gross, për të diskutuar në lidhje me këtë ngjarje. Burimet bëjnë të ditur se Shili kërkonte që CIA të kërkonte falje. Zyrtarë të CIA-s nuk pranuan të bëjnë komente në lidhje me këtë takim, apo në lidhje me historinë e Masrit.

Provat që mbështesin akuzat e Masrit për rrëmbim nga ana e operativëve amerikanë janë një tjetër goditje për CIA-n, në skandalin e torturave të të burgosurve. Së bashku me plane fluturimi të zbuluar më parë për një avion më të vogël, fluturimet e Boeingut 737 janë prova të mëtejshme që tregojnë se një sistem burgjesh “fantazmë” globalë, ku të dyshuarit për terrorizëm merren fshehtas në pyetje, po shfrytëziohet nga CIA. Udhëtimet e avionit të vogël Gulfstream V, hedh dritë mbi praktikën që ka ngjallur shumë polemika, të transportimit të të dyshuarve në vende të tjerë, pa kaluar nëpër procedurat e nevojshme.

Zyrtarë të CIA-s janë gjithnjë e më të vrazdhë, pasi ndiejnë që po i ngec kjo çështja e rrjetit të fshehtë të burgjeve në një kohë kur është rritur shumë trysnia nga avoketër dhe aktivistë të të drejtave të njeriut. Ankthi i CIA vetëm sa u rrit javën e kaluar, kur Presidenti Bush emëroi Xhon Negroponten, ambasadorin e tij në Irak, si drejtor i zbulimit kombëtar të vendit. Negroponte, një diplomat karriere, do të kryejë informimet e përditshme të Presidentit, duke ia marrë Grossit këtë rol. Bush u përpoq të sigurojë CIA-n se ajo do të vazhdojë të jetë e mirëpritur në Zyrën Ovale. “John dhe unë do të vendosim se sa shumë akses do të ketë CIA në Shtëpinë e Bardhë”, tha Bush.

Ndërkohë që është në betejë për influencë në Uashington, agjencia po lufton edhe kundër kritikëve vendas dhe të huaj. Disa oficerë të CIA tremben se mos Shtëpia e Bardhë po i ekspozon ndaj kërcënimit ligjor. Kryeprokurori i ri, Alberto Gonzales

Provat e reja që mbështesin kauzën e Masrit vetëm sa do të ndezin debatin. Sipas të dhënave të nxjerra edhe me autoritetet ajrore evropiane, Boeing 737 u ul në Shkup më 23 janar 2004, pas një fluturimi nga ishulli i Majorkës në Spanjë (një qeveri miqësore me SHBA), dhe u largua po atë natë. Pasaporta e Masrit ka një vulë dalje maqedonase të datës 23 janar. Plani i fluturimit tregon se avioni u ul në Bagdad ditën tjetër dhe më pas shkoi në Kabul, Afganistan, më 25 janar, të gjitha këto të dhëna konform rrëfimit të Masrit. Sipas regjistrimeve të Administratës Federale të Aviacionit, në atë kohë avione ishte në pronësi të Premier Executive Transport Services, një kompani me qendër në Massachusetts, sot e mbyllur.

Fluturimet e Boeingut 737 janë pjesë e një itinerari të detajuar dyvjeçar. Të dhënat e tij nisin që nga dhjetori 2002 dhe fluturime janë zhvilluar deri më 7 prill të këtij viti. Boeing 737 mund të ketë shërbyer gjithashtu si një avion transporti i CIA për mallra dhe pajisje. Mes ndalesave të regjistruara janë Libia, ku qeveria amerikane ka qenë duke çaktivizuar programin bërthamor të Gedafit; dhe Jordania, ku gazeta izraelite “Haaretz” ka zbuluar se ndodhen të burgosur të Al Kaedas, përfshirë trurin e 11 shtatorit, khalid Shaikh Mohammed. Boeingu është ulur edhe në Guantanamo.

Ironikisht, shumë zyrtarë të administratës së SHBA thonë se këto qëndra të fshehta të CIA-s kanë rezultuar shumë efektive për marrjen në pyetje pa bujë të disa të dyshuarve të Al Kaedas. Por kur praktika të tilla përfshinë edhe të burgosurit e luftës në Irak dhe eksponentë të tjerë, reagimi i ashpër publik komprometoi përpjekjet e CIA-s për mbledhjen e të dhënave të zbulimit. Sot, mbulesa e agejncisë është hedhur në erë dhe shumë kritikë pyesin përse të punësuar të CIA nuk janë marrë në pyetje dhe ndjekur penalisht në lidhje me raste të abuzimeve të rënda të lidhura me agjencinë.

Një prej këtyre rasteve është ai i Manadel al-Jamadi, iraken, kufoma e të cilit u fotografua teksa ushtarë amerikanë talleshin me të vitin e kaluar në Abu Ghraib. Një lajm i Associated Press bënte të ditur se ai vdiq teksa merrej në pyetje nga agjentë të CIA-s, i varur nga kyçet e duarve në një dhomë burgu. Por vetëm personat që e çuan atë në Abu Ghraib janë duke u marrë aktualisht në pyetje.

Zyrtarë të SHBA thonë se CIA nuk dorëzon më të dyshuar në vendet ku besojnë se ndodhin tortura. Menjëherë pasi një i dyshuar kanadez për xhihad, me origjinë siriane, Maher Arar, u dërgua në Siri në shtator 2002, zyrtarët nisën të pendohen që ia kishin doorëzuar atë atij vendi. Si rezultat, administrata mori një vendim të fshehtë për të mos dërguar më të dyshuar në Siri. Por zyrtarët pranojnë se skrupuj të tillë po injorohen kur bëhet fjalë për të dorëzuar të dyshuar në vende si Egjipti dhe Jordania, ndonëse disa zyrtarë nuk u besojnë garancive të dhëna nga këto vende për mos torturim të të burgosurve. Tani CIA-s ndoshta do t’i duhet të japë shumë më tepër garanci – dhe Khaled el Masri, mes të tjerëve, është në pritje të tyre.

Qendra efikase

Ironikisht, shumë zyrtarë të administratës së SHBA thonë se këto qendra të fshehta të CIA-s kanë rezultuar shumë efektive për marrjen në pyetje pa bujë të disa të dyshuarve të Al Kaedas. Por, kur praktika të tilla përfshinë edhe të burgosurit e luftës në Irak dhe eksponentë të tjerë, reagimi i ashpër publik komprometoi përpjekjet e CIA-s për mbledhjen e të dhënave të zbulimit. Sot, mbulesa e agjencisë është hedhur në erë dhe shumë kritikë pyesin përse të punësuar të CIA nuk janë marrë në pyetje dhe ndjekur penalisht në lidhje me raste të abuzimeve të rënda të lidhura me agjencinë.

Një prej këtrye rasteve është ai i Manadel al-Jamadi, iraken, kufoma e të cilit u fotografua teksa ushtarë amerikanë talleshin me të vitin e kaluar në Abu Ghraib.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›