Mehmet Elezi

02/03/2005 Urrejtja e diktatorit për gjuhën e gegëve
Akademia po krijon anarki në gjuhë
Gjuha shqipe u mbyll, u përjashtua, u varfërua artificialisht. Mehmeti Elezin nuk e ka çuditur fakti që, në Kosovë, në kohën e pushtimit serb, vepra shumëvëllimshme e Eqerem Çabejt është botuar dy herë. Ndërsa në Shqipëri ky botim ende nuk ka dalë i plotë, as në kohën e diktaturës, e as sot.
As habi nuk është më, kur në veri të Shqipërisë njëqind vjet më parë janë shkruar katër fjalorë, e vazhdojnë shumë pasionantë të mbledhin fjalë e t’i rendisin për pasurinë e gjuhës shqipe, kur struktura e sotme po mbytet nga huazimet, ndërsa Akademia e Shkencave vazhdon të vegjetojë me fjalorin e vjetër të shqipes, duke shpërfillur traditën e Veriut. Vendosja e standardit të shqipes ka qenë çështje politike, thotë studiuesi. Nëse, kjo do të ndodhte dhe për toskërishten, Elezi shprehet se do të ishte po aq radikal.
Gjithë kjo lënie në hije, pa kurrfarë interesi, gati deri në mohim të traditës, e ka shtyrë Elezin në botimin “Gjuha shqipe në bunker”. Një sprovë që tenton argumentet akademike në rangun e një studimi, ku numërohen mbi 500 referenca në 150 faqe.
Botoni një vepër “Gjuha shqipe në bunker”, çfarë ishte kjo nxitje pikërisht tani, në këtë moment?
Shkrimtari ynë Ismail Kadare, thotë diku që gjuha shqipe është ndër dhjetë gjuhët më të vjetrat e botës. Po mos qoftë më e vjetra e planetit, është ndër gjuhët më të vjetra indoevropiane. Pra, në këtë botim më shtyu vetë gjuha, realiteti i gjuhës shqipe. Kjo në vështrimin e përgjithshëm, por në vështrimin konkret mund të perifrazoj një të njohur, që thotë se “gjuha është tapia e kombit tonë”. Por në ç’kuptim? Gjuha për çdo popull është një tregues themelor i vetvetësisë, identitetit. Për ne ka rëndësi të madhe, sepse ka popuj dhe kombe në botë, edhe të vegjël, të cilët flasin gjuhë të përbashkëta me popuj e kombe të tjerë dhe, megjithatë kanë ruajtur vetvetësinë, për arsyen se kanë tipare të tjera themelore, që nuk e humbin kombësinë e tyre. P.sh., kanë një kulturë vetvetësie shumë të zhvilluar, kanë bashkësi shtetërore të qëndrueshme të konsoliduar prej më njëqind vjetësh, disa prej tyre kanë fenë e përbashkët. Ndërsa ne, shqiptarët, po të kishim humbur gjuhën shqipe, mund të ishim shkrirë si komb. Mund të shikojmë në disa treva fqinje, që më parë ishin shqiptarë, ato familje, ato fshatra që kanë humbur gjuhën shqipe, askush nuk i njeh më për shqiptarë. Pra, gjuha për ne shqiptarët është më tepër se sa për disa popuj e kombe të tjerë. Në këtë kuptim më duket se është luajtur shumë keq me gjuhën gjatë 100 vjetëve të shkuar, pas Luftës së Dytë Botërore dhe vazhdon të luhet shumë keq edhe sot, të shpërfillet, të nënvleftësohet, goditet, ku prej pakujdesisë, e ku në mënyrë të qëllimshme.
Tenton drejt një botimi akademik, por ju e cilësoni sprovë. Pse?
Ky botim, thjesht, lidhet me një mënyrë të të shkruari dhe jo me përmbajtjen dhe argumentet e librit. Mendoj se përmbajtja dhe argumentet që kam sjellë janë krejtësisht të natyrës akademike. Në libër janë mbi 500 referenca, në 155 faqe, por e kam shkruar sprovë, sepse e kam menduar të jem më lirshëm. Sprova, që është një shqipërim i fjalës ese, shkruhet më lirshëm, fraza ka liri dhe mund ta bësh të kuptueshme për shtresa më të gjera të popullsisë. Nuk doja që me këtë libër t’u drejtohesha bashkësisë së akademikëve dhe gjuhëtarëve. Doja ta bëja të kuptueshëm dhe të këndshëm për t’u lexuar brenda mundësive, për një shtresë më të gjerë, për njerëzit e letrave dhe intelektualët, madje, dhe për një qytetar që ka një kulturë mesatare. Për të tjerat mendoj se i plotëson të gjitha kriteret e një studimi.
Përse në këtë botim jeni ngulur më shumë te Veriu i Shqipërisë?
Jam marrë me Veriun, sepse është pjesa më e shpërfillur. Me të njëjtën mënyrë do të isha marrë me Jugun, po të ishte pjesa më e shpërfillur. Kam tre vite që merrem me këtë libër. Ky është botimi që i kam kushtuar kohën më të madhe të jetës sime. Siç shihet nga botimi, kam shfrytëzuar burime arkivore, botime të ndryshme si këtu dhe në Kosovë, kam shfrytëzuar autorë të vjetër, po ashtu kam shfrytëzuar dhe autorë të ndaluar për 50 vjet, si fjalorë të Gazullit, Bashkimit, Visaret e Kombit, Fishtën, natyrisht, Kanunin e Lekë Dukagjinit, të Skënderbeut etj., dhe në një farë mënyrë, jo totalisht, por një pjesë e tyre janë të ndaluara edhe sot, përderisa ato nuk studiohen dhe nuk botohen. Është për të ardhur keq që figura më e madhe e albanologjisë dhe, pa diskutim, një nga albanologët më në zë të rajonit dhe Evropës, vepra e Çabejt, sot e kësaj dite është e pabotuar në Shqipëri. Ndërkohë që është botuar dy herë nën pushtimin serb në Prishtinë dhe më vonë me vepra të plotësuara. Shoh që kjo dhembje, e cila më ka shtyrë për librin, ka qenë dhe mbetet e gjithë shqiptarëve dhe, sidomos, për figurat e ndritura të të gjithë kohërave.
Çabej kurrë nuk ka qenë për këtë zgjidhje që po i bëhet sot standardit të gjuhës shqipe, po ashtu Selman Riza dhe shumë figura të mëdha të diasporës etj. Kjo ka qenë një zgjidhje e imponuar dhe politike. Për mua nuk ka rëndësi nëse do të vendosej standardi me bazë toskërishten apo gegërishten. Edhe sikur standardi të ishte vendosur me bazë gegërishten, por, duke përjashtuar në mënyrë të prerë pasuritë e toskërishtes, do të mbaja të njëjtin qëndrim. Pra, fatkeqësia e këtij standardi është se u ngrit toskërishtja në nivelin e këtij standardi, duke përjashtuar të gjithë pasuritë e gjuhës shqipe, të dialektit geg. Në këtë mënyrë e pëson gjuha shqipe, sepse ato janë një pasuri e jashtëzakonshme. Janë dhjetëra mijëra fjalë që janë të burimit indoevropian, që i kam të regjistruara, por ende nuk i kam botuar. Ato janë të përjashtuara dhe nuk përfshihen kurrkund në fjalor, pse mos të jenë. Janë struktura gramatikore, morfologjike dhe të fonetikës, që janë përjashtuar. Jam kundër përjashtimit, sepse shqipja është një e tërë, dy dialektet e gjuhës shqipe janë si dy sytë. Gjuha shqipe tani është pa njërin sy. E përsëris, le të ishte standardi i gjuhës shqipe, por të ishte e hapur plotësisht për pasuritë e të gjitha trevave. Gjuha shqipe u mbyll, u përjashtua, varfërua artificialisht.
Përmendet në botim për mosnjohjen e veprave të mëdha, që kanë të bëjnë me bazën studimore, akademike të gjuhës. Si e shpjegoni këtë ndalim?
Ndalimi ka qenë krejtësisht politik. Mendoj se në këtë kuadër dy janë arsyet kryesore; e para, diktatori ndërtoi një shtet jo mbi bazën e parimeve vetëformuese, por mbi bazën e fisit dhe njerëzve të krahinës së tij, për pasojë ai donte të mbizotëronte dhe kjo gjuhë. Ndaj Veriut ai kishte një lloj urrejtje, do të thosha feudale, sepse, e para, vetë formimi i diktatorit ishte i vjetëruar, feudal, krahinorist, sektar dhe, e dyta, tradicionalisht Veriu kishte mbajtur një qëndrim kundërkomunist shumë të egër.Veriu ka qenë i ndikuar gjithmonë dhe prej klerit katolik, ka ndjekur pas traditat e luftërave kombëtare, duke hedhur vështrimin nga perëndimi me shumë vlera kombëtare nga pas, me një formim konservator në kuptimin perëndimor, që kërkon të ruaj vlerat, atdheun, traditat, fenë, gjuhën, e të vlerësojnë individin etj. Dhe, natyrisht, duke e shpërfillur Veriun dhe gjuhën e tyre, e në aspekte të tjera, synohej të ç’faktorizohej ai, të ç’faktorizohej qëndresa kundërkomuniste. Kjo ka qenë edhe në Jug, por në Veri ka pasur arsye më të forta. Veriu dhe sidomos Shkodra, një metropol i lashtë ballkanik, jo vetëm shqiptar, u godit dhe u përgjak në mënyrë të jashtëzakonshme.
Shpërfillja ka nisur dhe pas diktaturës....
Mjerisht vazhdon edhe sot, sidomos ndaj Shkodrës.
Dukeni shumë i ashpër, si vëzhgues, ndaj punës së akademikëve. Në çfarë gjendje e shikoni Akademinë shqiptare sot?
Tregohem i ashpër me disa, ndërkohë që kam një nderim absolut për dy figura madhore, saqë po të kisha në dorë do të ngrija dy shtatore; para Universitetit dhe para Akademisë. Një për Gjergj Fishtën, si poet e ideolog, po se po, por edhe si njeri që kryesoi komisionin e Kongresit të Manastirit, ku u vendos alfabeti latin i gjuhës shqipe. Përfytyroni që sot ne mund ta quajmë gjë të thjeshtë, por ishim pjesë e Perandorisë Osmane dhe fqinjët tanë ishin grekët, sllavët dhe ky burrë i mençur, i mbështetur natyrisht prej të tjerëve, zgjodhi alfabetin latin, duke kapërcyer detin dhe të gjithë kufijtë. Mund ta imagjinoni që gjuha shqipe sot të shkruhej në greqisht, turqisht apo sllavisht... çfarë drame do të ishte në këto kushtet e sotme, ku ne jemi. Të dytën shtatore do t’ia ngrija Eqerem Çabejt, i cili me studimet etimologjike në fushë të shqipes, dhe jo vetëm me këto, çoi më tej veprën madhore të Majerit dhe të Joklit, të cilët dëshmuan dhe argumentuan me fakte që gjuha shqipe i përket familjes së madhe të gjuhëve indoevropiane. Pikërisht për këta akademikë, kam një nderim të jashtëzakonshëm. Për akademikët e sotëm çmoj disa profesorë për punën e mirë që kanë bërë, por njëkohësisht e shoh me dhembje që Akademia sot nuk ndihet për problemet e gjuhës, i qëndron një standardi gjuhësor të vendosur mbi parimet marksiste-leniniste dhe, nuk mendon për të hapur gjuhën, për ta punuar. Pikërisht është Akademia që po luan rolin e një barrikade, çdo gjë kundër, d.m.th. kur ka një mirvet, bashkëpunim, konsensus kombëtar që Shqipëria duhet zhbunkerizuar, se bunkerizimi nga një element konkret u shtri në shpirtin, kulturën, ideologjinë dhe psikologjinë e një mendësie për t’ju imponuar shqiptarëve. Vetëm për gjuhën shqipe ata nuk pranojnë asgjë, kanë një bojkot total. Kjo është një fatkeqësi shumë e madhe, sepse duhet urgjentisht të merremi me gjuhën shqipe për ta çliruar nga ato ngurtësira që iu vendosën nga Kongresi i Drejtshkrimit, sigurisht, duke ruajtur vlerat që pati ky kongres, për ta mbrojtur nga disa sfida të tjera, të cilat janë të shumta në epokën e globalizimit, internetit etj. Shoh që akademikët, një pjesë e tyre janë të kënaqur me vendet e rehatshme të punës, me pagat e mira, dhe nuk iu dhemb për gjuhën shqipe dhe vlerat kombëtare. Ndoshta një pjesë e tyre janë caktuar me kritere politike nëpër këto vende dhe për arsye politike qëndrojnë në të njëjtat pozita të dikurshme. Por druaj se historia do t’i gjykojë.
Botimi juaj ka mjaft të dhëna për ekzistencën e shumë fjalorëve që mund t’u ishte referuar Akademia. Në këtë moment kur po flitet shumë si në Shqipëri dhe Kosovë për standardizimin e gjuhës shqipe, që është dhe shtysa e librit tuaj, si mendoni se mund të arrihet në një fjalor të përbashkët të shqipes?
Po ju them një dukuri interesante, përveç fjalorëve që ka botuar Akademia pas Luftës së Dytë Botërore, janë botuar disa fjalorë. Ato janë botuar në Kosovë, Maqedoni dhe në Shqipëri, ku vihet re një dukuri; këta fjalorë janë botuar në Kosovë në kohën e pushtimit serb, në vitet ’70, ’80, si dhe një fjalor i Qemal Muratit në Maqedoni. Janë botuar njëkohësisht dhe tre fjalorë të tillë krahinorë, vitet e fundit, dhe tre prej tyre janë në Shqipëri, nga Tropoja. Çfarë tregon kjo? Vërehet se po botohen në Veri, sepse kthehemi te pasuria, të cilat janë shpërfillur nga politika zyrtare. Ka një paradoks kur këto fjalorë janë botuar në Kosovë në kohën e pushtimit serb, pra, dukej se ishte më e lehtë të merreshe me gjuhën shqipe, në Shqipëri po të shtohej një fjalë në fjalor, nga gegërishtja apo toskërishtja, mbi ato pasuri që nuk i përfshinte standardi, diheshin pasojat politike. Mendoj se po ndodh një dukuri që ndërgjegjja intelektuale dhe e profesionistëve, ku tani së fundi ka dalë dhe një fjalor i Plavës dhe Gucisë, bashkëpunëtorë i të cilit është një gjuhëtar profesionist i Akademisë, po përfshihet në grumbullimin e pasurisë së gjuhës shqipe. Kjo tregon që prirja është për t’i ruajtur këto pasuri dhe për të hartuar një fjalor të ri të gjuhës shqipe. Trysnia për këtë është nga poshtë një trysni intelektuale, serioze, jo një trysni rrugësh, jo turmash dhe mendoj se Akademia duhet të mendojë seriozisht për këtë punë. Sepse nesër, po vazhdoi të shpërfillë në këtë mënyrë, Akademia do të jetë përgjegjëse për disa tendenca lokaliste dhe ndoshta për një lloj anarkie në gjuhë, që vërehen në pika të caktuara të trevave shqiptare.
Paralel po nxirrni dhe një botim poetik. Si ktheheni në poezi, pasi mbaroni refleksionet në sprovën për gjuhën shqipe?
Vëllimi poetik “Nën një flok të përlotur bore”, janë poezi të shkruara në këto katër vitet e fundit dhe disa të tjera janë të viteve ’80. Miqtë më kanë thënë se në sprovën “Gjuha shqipe në bunker” kam fraza poetike. Gjithsesi, them se janë pjesë e njëra-tjetrës, megjithëse sprova është skaji më i ftohtë i poezisë sime dhe poezia është pjesa më e përndezur dhe më delikate e shpirtit tim.