Emigrantët, Greqia shtyn edhe 1 muaj afatin e kthimit
Shtyhet edhe për një muaj afati i kthimit të emigrantëve shqiptarë për në vendin fqinj, Greqi. Një qarkore e nxjerrë një ditë më parë nga Ministria e Brendshme greke që urdhëron shtyrjen e datës 15 shtator në 15 tetor, është shpërndarë një ditë më parë në të gjitha pikat doganore greke si dhe ato shqiptare. Lajmi është konfirmuar dje në një komunikatë zyrtare për shtyp të Ministrisë greke të Rendit, e cila njofton shtyrjen për një muaj, deri në 15 tetor, për afatin e fundit të kthimit të emigrantëve të huaj në Greqi. Vendimi është marrë nga ministri grek i Brendshëm, Prokopis Pavlopulos, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së emigrantëve të cilët plotësojnë kushtet e ligjit të emigracionit. Në këtë ligj përfshihen të gjithë ata emigrantë që kanë leje të vlefshme dhe ata që leja u ka skaduar, por që kanë bërë kërkesë për rinovimin e saj dhe e kanë dorëzuar në kohë sipas rregullave. Sipas të dhënave në mediat greke, qeveria helene beson se me anë të kësaj mase do të lehtësohet edhe hyrja e emigrantëve në dogana, ku gjatë kësaj periudhe është vënë re dhe një fluks i madh.
Sipas qarkores, renditen si gjithmonë posedimi nga ana e emigrantëve i vërtetimit se kanë dorëzuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm për t’u pajisur me leje qëndrimi, si dhe pasaportë të vlefshme. Ndërkohë që për emigrantët, leja e qëndrimit e të cilëve ka skaduar, duhet të jenë të pajisur me pasaportë apo shkresë zyrtare udhëtimi e njohur nga shteti grek që nuk ka skaduar; leje qëndrimi së cilës i ka skaduar afati; si dhe vërtetim i tipit Α (me ngjyrë blu) me anë të të cilit vërtetohet që janë dorëzuar dokumentet përkatëse për rinovimin e lejes së qëndrimit, para se ajo të skadonte dhe këtu përfshihen të gjitha kategoritë e lejeve të qëndrimit. Po kështu, emigrantët që kërkojnë për herë të parë leje qëndrimi duhet të kenë me vete pasaportë ose shkresë zyrtare udhëtimi e njohur nga Greqia dhe që nuk ka skaduar apo vërtetim i tipit Α (me ngjyrë blu) me anë të të cilit vërtetohet që janë dorëzuar të gjitha dokumentet për përfitimin e lejes së qëndrimit.