MË I RËNDË GJESTI SE PËRMBAJTJA
Këtë javë Shqipërinë e vizitoi Kryeministri italian, Silvio Berluskoni. Vizita e cilësuar si e rëndësishme edhe nga media ndërkombëtare u shoqërua me marrëveshje të rëndësishme ekonomike me vlerë rreth 2,5 miliardë euro. Komenti juaj për këtë zhvillim kryesor politik e ekonomik të javës?
Vizitë si të gjitha vizitat e këtij niveli, do të thosha unë. Një Kryeministër i një fuqie industriale botërore vjen dhe na nderon në tryezën tonë. Takohet me shefat, buzëqesh, hedh ndonjë batutë, qesh përsëri - kësaj radhe me të vetët anash dhe mbrapa tryezës, na bie krahëve tek dalim në konferencë shtypi dhe mbi të gjitha... premton. Premton dhe inkurajon pa teklif qeverinë dhe Kryeministrin vendas që i del përpara. ǒmund të bëjë tjetër? Po t’i shtosh kësaj edhe tipin, karakterin individual të zotit Berluskoni, ekstravagancën dhe ekzibicionin, vetëkënaqësinë dhe agresivitetin verbal, tabloja kompletohet natyrisht. Ajo që premtohet në kësi rastesh është “mbështetja”. Fjalë abstrakte, por çelës kopil universal për kësi rastesh. Një fjalë që zgjidh çdo situatë. Madje i vë vulën gjithë vizitës. Të gjitha vizitave të këtij lloji mund të themi. “ǒtha mbrëmë zoti Berluskoni?” - pyesin njerëzit mëngjesin tjetër kafeneve. “Ouu, mos kini merak! E tha troç: Ne do t’ju mbështesim!” Si e qysh e tek, më tutje as që e nget njeri muhabetin. Shqiptarët sërish i kthehen radhës për ndonjë vizë tek gardhi i konsullatës apo rrahin telefonat për një “disvoltë”?
***
M’u kujtua “disvolta”, po e dini ç’është ajo? Kuptimin e saktë në italisht as unë nuk ia di, le që as që e kam dëgjuar ndonjëherë nga italianët. Se s’janë ata që e vuajnë atë. “Disvolta” është fjala më e përdorshme për firmat dhe sidomos shoferët shqiptarë të kamionëve që duan të transportojnë produkte të biznesit të tyre në Itali. Fjala më e përdorshme dhe halli më i madh i tyre. Biznesi i ri shqiptar (apo edhe ai i përzier), përpiqet, prodhon diçka edhe për eksportin, e hip në makinë dhe bën ta shesë në tregjet me leverdi të përtej Adriatikut, po tamam në këtë moment e pjell belaja. I thonë se nuk mjafton as produkti me cilësi e standard perëndimor i nxjerrë me aq mundim, madje as viza personale e shoferit e as patenta e tij ndërkombëtare. Autoritetet italiane kërkojnë edhe një vizë tjetër, kësaj here për... kamionin(!). Kjo është pak a shumë “disvolta”. Sigurisht nuk ka aq mundim procedural e aq sfilitje fizike sa marrja e vizës personale, por ka një tjetër hall: disvolta mezi gjendet. Sepse lëshohet me pakicë nga autoritetet italiane. Në kanale e duar të caktuara, të cilave kur shoferi ynë i ngratë u drejtohet, shpesh të kthejnë duarbosh. “Nuk kemi, - të thonë, - disvolta mbaroi”. Kam të paktën dhjetë vjet që e dëgjoj këtë hall të madh të shoferëve e firmave tona që duan të shesin atë pak eksport në drejtim të Italisë fqinje. Por historia mund të zërë fill që me fillimet e “tregut tonë të lirë” me “botën e lirë”. Rasti ma ka sjellë në këta dhjetë e më shumë vjet, që të jem edhe i pranishëm në tryezat më të larta, ku për hir të së vërtetës, kryeministrat tanë nuk e kanë injoruar këtë problem. Ua kanë thënë troç homologëve e ministrave të sjellshëm italianë: “Mirë me vizat e qytetarëve se ashtu e keni punën (si “kufi i jashtëm” i BE-së) dhe jeni të detyruar të na tregoni vazhdimisht atë përrallën e Penelopës, po me “disvoltat” ç’keni? Si nuk ndërhyni e të na e hiqni këtë barrierë kaq serioze për bizneset dhe për eksportet tona? Këtë e duam, përndryshe si na qenka kështu kjo “botë e hapur” dhe “tregti e lirë”? Kështu i kanë thënë tanët afërsisht dhe e dini ç’përgjigje dëgjojmë në këta dhjetë e më shumë vjet nga goja e tyre? Pikërisht atë sa thamë më lart. Që ata do “të na mbështesin” pa dyshim edhe në këtë çështje. Na kanë mbështetur vërtet ndoshta, kushedi ç’përpjekje kanë bërë, por rezultati është ky. Sot edhe pas kaq vitesh “disvolta” përbën barrierën më të madhe të biznesit tonë eksportues. Jam i sigurt që edhe kabineti Berisha e ka ngritur “disvoltën” (më korrigjoni po qe ndryshe). Ashtu si jam i sigurt edhe për përgjigjen që ka marrë nga pala tjetër. Zoti Berluskoni ka dëgjuar me shqetësim, pastaj ka parë përreth nga ministrat e vet me një shprehje pikëpyetjeje e nervozizmi në fytyrë, pastaj duhet të ketë ndodhur ajo që ndodh gjithmonë me autoritetet italiane në këto raste. Një nga shefat përgjegjës merr fjalën e formulon gjithsej dy-tri fraza italiane, të zgjatura e të përdredhura si gërshet mbi faktin që ata tashmë “kanë mbajtur shënim” mbi këtë çështje e cila “i është bërë e njohur edhe zyrës përkatëse”, të cilat “janë thellësisht të shqetësuara” dhe “po e studiojnë rastin me seriozitetin e duhur”, ndërkohë që (këtu gërsheti nis e merr një kthesë) “nuk mund të mos sjellim në vëmendjen tuaj” faktin që “al riferimento” të normës LCG të qeverisë dhe rregullores YCF të Commissione Europeo, jemi “costretti” “ad applicare” disa “misure particolare” që “danno garanzie sufficiente” për këtë e për atë punë. Këto thotë kompetenti i delegacionit (gjithnjë gjendet dikush që e merr përsipër këtë rol, anash a mbrapa karriges së bosit), ndërsa kreu i delegacionit dihet ç’bën? “Ok, ok, zoti Berisha, - thotë ai, - kjo është një çështje krejtësisht e kapërcyeshme. Më duket gati qesharake. Patjetër që ne ... do t’ju mbështesim!”
***
Fola për “disvoltat”, ato letrat e thjeshta që mund të shtypen aq lehtë e tufa-tufa, e që megjithatë mungojnë, sepse nuk dua ta ngas më tutje e të hyj në labirintin kozmik të projekteve të mëdha “disa miliarda eurosh”. As që ia vlen të flasim ndopak pastaj për mënyrën si priten këto premtime “mbështetje” pastaj nga ana e ambicies sonë politike në majë të pushtetit si dhe nga shpura e shkronjësve e lakenjve të tij, të cilët as ia përtojnë të ngrenë me këtë rast shtëllungën më të madhe të pluhurit që mund të ngrihet me aq pak ajër dhe erë. E quajnë “fresk” për shefin këtë shtëllungë pluhuri. Vizita të tilla janë vërtet një rast i artë për t’i bërë fresk shefit të lartë, duke rënë në sy për vete. E patë Berluskonin? “S’ka se si të mos e ndihmojmë Shqipërinë, - tha ai, - përderisa ka në krye të qeverisë zotin Berisha”. E tha tullë, e dëgjuat? “Edhe më shumë do ta ndihmojmë, - tha ai, - ... në mandatin tjetër’.
Është e kotë të zgjatesh. Ndihmën italiane të gjithë e kanë njohur, prekur e vlerësuar në Shqipëri. Patjetër që ka qenë shumë efikase ajo kategori ndihme që lidhej me gjendjet e emergjencës, me shuarjen e rebelimeve zjarrvënëse, me zbutjen e urisë dhe me qetësimin e panikut dhe të ikjes masive nga sytë këmbët të banorëve të këtij vendi. Kush e mohon këtë, nuk është realist. Por nuk mund të mos kuptojmë ama nga ana tjetër se Italia, kjo fuqi e tejindustrializuar dhe demokraci e lëvizshme, natyrisht që në krye fare ka problemet e planet e veta, të cilat përgjithësisht nuk konvergojnë me tonat, edhe pse nevojat duken si njëlloj. Neve na duhet elektricitet, edhe Italisë elektriciteti i duhet. Dallimi është se Italia synon elektricitet shtesë vetëm nëse ai gjendet pa asnjë gram ndotje shtesë, ndërsa ne na ha një merak tjetër. I çuditshëm edhe për vetë italianët, sado që ata s’e bëjnë veten. Ne kemi vendosur të bëhemi patjetër “një superfuqi energjitike”, çka do të thotë se neve na intereson prodhimi në radhë të parë, dhe jo niveli i jetesës së njerëzve. Mos u çudisni, nuk janë e njëjta gjë këto synime. Ka qenë tjetër kohë ajo kur me rritje të mirëqenies nënkuptonim gati automatikisht rritjen e prodhimit në vend. Prirja e të zgjuarve dhe e të zhvilluarve tani është ndryshe. Sa më pak tym e prodhim masiv, aq më shumë mirëqenie. Ka kohë që mirëqenia nuk matet më me sasinë në tonë të çelikut të shkrirë, as me atë të qymyrit të nxjerrë, madje as me sasinë e kilovatorëve të prodhuar në kurriz të pyllit e të ajrit që thithin e do të thithin fëmijët tanë.
Presidenti Topi riktheu në Parlament ligjin zgjedhor të sapomiratuar nga Parlamenti. Ai e argumentoi mosdekretimin për shkaqe teknike (përplasje nenesh). A e shikoni këtë si arsye reale? Mund të sjellë ndonjë ndryshim ky veprim i Presidentit?
Është e natyrshme që ky veprim i Presidentit të ngjallte reagime të ndryshme. Ca i gëzoi, ca i mërziti, ca i mbushi me besim e ca i bëri të turfullojnë. Është e natyrshme. Në fakt, gjëra të çuditshme ndodhin këtu në viset tona. Mendo të jesh në një uzinë moderne. Reparti prodhues nxjerr një set produktesh. Fjala vjen, pjesët për montimin e një bombole gazi. Montuesit e montojnë. Diçka e montojnë mbrapsht, gabim. Një valvul të vogël e vënë së prapi. Me kahje nga brenda e jo nga jashtë. Mbaroi edhe montimi. Tjetri më tutje i heq një llak e bojë. Bukuri, produkti fringo llamburit. Mirëpo në fund fare është kontrolli. Ai mjeshtri që para se të lejojë objektin të vejë tek dyqani i gazit, e kthen edhe një herë para e mbrapsht. Nuk i shpëton që një valvul është montuar keq. Anapulla. ǒdo të bëjë kontrollori thoni ju, do ta lërë të kalojë?
As që bëhet fjalë apo jo. Ka kontrollorë madje që e marrin atë e ta fusin kokës pa mëshirë, sepse me atë produkt ti jo vetëm i nxin faqen fabrikës, po rrezikon kokën e shumë të tjerëve. Po montuesit dhe prodhuesit e zënë gafil në këtë rast ç’bëjnë? A mund të mendoni që ata të përdredhin buzët, ta tallin e t’i skërmiten kontrollorit që u ktheu produktin difektoz? As që mund të mendohet apo jo.
Ja pse them që këtu nganjëherë na ndodhin gjëra të çuditshme. Bipartizanët gatuan një ligj. Parlamenti e montoi. Kontrollori e kapi. Jo se nuk donte ta kalonte, se edhe ai ka kohë që nuk i duron dot telashet, por pa se tolerimi në këtë pikë mund ta ngatërronte dhe atë vetë. Qysh nesër do t’i ngrihej dikush dhe të parën gjë që do t’i numëronte, kjo do të ishte. “Zoti garant i Kushtetutës, sapo ke shkelur Kushtetutën!” Ai nuk e hëngri këtë kokërr ulliri (eh ç’na kujtove ullinjtë - do të thoshte këtu Kryeministri ynë). Shikoni ç’ndodh më pas me “montatorët” e “saldatorët”. Jo që nuk i thotë njeri as ne e as Presidentit: “Na falni për produktin difektoz”, po krejt e kundërta. Ato që dëgjojmë janë vetëm ca hungërima e mërmëritje, gjithë pezëm, rezerva e hatërmbetje. ǒpo na pjell kjo bela kështu me këta njerëz që u dhamë kaq kollaj konsensusin? Ia dhamë kryeprokurores Rama? Na tradhtoi. Mbështetëm Bamir Topin? Ja edhe ky tek na la në baltë. ǒvete, ç’vete!
***
Ka një pikë sidoqoftë ku të gjitha palët, pra edhe “të mërziturit”, edhe “entuziastët”, por edhe të gjithë ne të tjerët që s’na kap asnjë nga ato klasa, afrohen. Një shqetësim që mendoj se mund ta heqim edhe pa qenë juristë. Është shqetësimi se mos ky mosdekretim i ligjit zgjedhor do të pasohet patjetër nga një vonesë në përgatitjen e mirë të zgjedhjeve, përderisa ai shtyn procedurat. Kjo duhet bërë e qartë. Vonohen apo jo zgjedhjet kësisoj? Se po të dëgjojmë përfaqësuesin republikan të këtij shqetësimi, gjendja na del alarmante. Demek që zoti Topi na ka dëmtuar shumë me këtë ushtrim të kompetencës së tij. Pikërisht sepse... na vonon. Ky është në fakt edhe argumenti kryesor që gjen gjithë mazhoranca: vonesa e procesit zgjedhor (“mbajtja peng”, - thonë disa qëndrestarë më të avancuar).
Edhe me një sy të shpejtë krahasues po t’u hedhësh dy dokumenteve bazë, pra Kushtetutës dhe ligjit zgjedhor, dhe një vesh fare të shpejtë po t’i kushtosh fjalës justifikuese të Presidentit Topi me atë rast, bëhet e qartë se vonesa është krejtësisht e shmangshme. Kurrfarë vonese nuk del vetiu nga ky akt i tillë. Ai thotë që mbi të gjitha të vihet Kushtetuta, e cila parashikon që zgjedhjet të bëhen atëherë kur duan të gjithë: pra, në qershor a korrik. “Por, - shton ai më poshtë -unë nuk e shpall dot këtë moment zgjedhjesh (që ma kërkon Kushtetuta), sepse më vini e më pengoni pikërisht ju, me ligjin më të freskët zgjedhor, në të cilin ju ka shpëtuar pikërisht ajo “valvula mbrapsht”: që Presidenti s’dekreton dot një datë zgjedhjesh që është më afër se nëntë muaj nga momenti i dekretimit”. Ai nuk thotë korrigjoni Kushtetutën e shtyjeni afatin deri nga vjeshta a dimri. Thotë të kundërtën: “Ngushtoni distancën kohore tek ligji”. Ku është “vonesa” këtu?
Nuk do shumë mend dhe zotësi gërmimi e analize kjo çështje, natyrisht. Se cili është në të vërtetë halli kryesor i mazhorancës së irrituar, kjo është më se e qartë. Ajo që shqetëson nuk është tekniciteti i çështjes. Shumë më tepër shqetësues bëhet demonstrimi i pavarësisë që zoti Topi demonstron me këtë rast, qoftë edhe indirekt. Nganjëherë gjesti rëndon më shumë sesa përmbajtja.
Një zjarr ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa komani në periferi të Tiranës. Ky moment ka hapur debatin e raporteve të biznesit shqiptar me “kulturën” e sigurimit të pasurive. Ju, si e vlerësoni këtë raport? Sa funksional është biznesi i sigurimeve në Shqipëri?
Do ta thoshim diçka mbi këtë rast të parë zjarri masiv mbi një biznes të madh, por një fakt i ri na e mbajti dorën. Dy zjarre të tjera ndodhën pikërisht sot që po shkruajmë, duke e transformuar pak çështjen. Nga një rast sporadik e aksidental, sot kemi një seri goditjesh shkatërruese për biznesin. Puna, me sa duket, është pak ndryshe dhe kërkon më shumë kohë e reflektim.