Emigrantët do të votojnë në 2009-ën
Zgjedhjet e 2009-ës do të shënojnë një kthesë të rëndësishme për të përfshirë emigrantët në procesin zgjedhor. Komisioni i posaçëm zgjedhor pranoi dje draftin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të drejtën e votës së emigrantëve, po u la që do të diskutohet më tej dhe do të ketë përcaktime të tjera, kryesisht me karakter teknik. Megjithatë, ajo që vlen për t’u theksuar është se palët janë në rrugë të mbarë që për herë të parë të mundësojnë votën e emigrantëve. Drafti u dorëzua nga përfaqësuesi i kësaj partie, Spartak Braho. “LSI-ja sot dorëzoi platformën për pjesëmarrjen e emigrantëve për të votuar në vendet e tyre të banimit. U pranua. Të shikojmë qëndrimet e mëpasshme të dy bashkëkryetarëve”, - tha ai. Ligji i ri zgjedhor nisi shqyrtimin dje që nga neni katër i tij duke iu referuar kryesisht çështjeve që lidhen me kohën e zhvillimit të zgjedhjeve dhe kapitullin e listave. Burime nga komisioni bënë të ditur se u ra dakord mes palëve që koha e zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të jetë në stinën e pranverës, ndërsa periudha e zhvillimit të zgjedhjeve lokale të jetë në vjeshtë. Kjo i jep fund debateve të politikës shqiptare për zhvillimin e zgjedhjeve, e kryesisht ato lokale, të cilat në bazë të llogaritjeve mund të binte të zhvilloheshin në stinën e dimrit, stinë kjo që nuk është aspak favorizuese për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Listat
Një tjetër çështje ku janë fokusuar dje anëtarët e komisionit zgjedhor është kapitulli i listave zgjedhore, e cila pritet të ketë dhe debate. Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Ilir Rusmali, tha dje për mediat se shqyrtimi i këtij kapitulli nuk mund të konsiderohet i mbyllur. Në këtë pikë duket se ekziston një ngërç që varet nga efekti kohë. Kjo, sepse në Ministrinë e Brendshme po punohet për modernizimin e regjistrit të Gjendjes Civile, i cili mbaron si proces në muajin shtator, ndërsa komisioni pritet të mbarojë në fund të muajit korrik. “Nuk mund ta quaj punë të përfunduar sepse edhe pse materiali i përgatitur nga ekspertët ishte dinjitoz, na duhet të organizojmë konsulta me drejtorinë e Gjendjes Civile. Lista e zgjedhësve është e pashkëputshme nga sistemi i regjistrit të gjendjes civile dhe i procesit që po zhvillohet në Ministrinë e Brendshme për modernizimin e tij. Siç jeni në dijeni ju, ky proces pritet të përfundojë në të gjithë elementët e vet në fillim të muajit shtator, ndërsa ne duhet ta reflektojmë si të tillë në Kodin Zgjedhor”, - tha Rusmali. Si përfundim, anëtarët e komisionit ranë dakord që të bëjnë një konsultë me përfaqësuesit e asaj drejtorie të Ministrisë së Brendshme lidhur me formulimet dhe në përfundim të konsultës do japin votën e tyre duke u dhënë zgjidhje paraprakisht çështjeve të tilla si, kushtet për të qenë zgjedhës, kush i harton listat, koha e shpalljes së listave paraprake, e cila sipas propozimeve të bëra dje në komision mund të bëhet 9 muaj para zgjedhjeve, nga gjashtë që është aktualisht. Më tej Rusmali bëri të ditur se në vijim komisioni do të marrë në shqyrtim çështjen e administratës zgjedhore, si dhe procedurat e votimit dhe numërimit të votave, por kjo sipas tij varet edhe nga aftësia e ekspertëve për të parë me çfarë do të vazhdohet.