Godo: I jam mirënjohës qeverisë për pensionin
Në një moment kur republikanët kërkojnë një post të rëndësishëm në qeveri, Kryeministri Sali Berisha vendos t’i shtojë pensionin kryetarit të Asamblesë Republikane, Sabri Godo. Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për një shtesë pensioni për shtetasin Sabri Godo. Shtesa, plus pensioni aktual i politikanit të njohur të së djathtës, nuk duhet t’i kalojë dy pensione maksimale. Kjo do të thotë se pensioni i ardhshëm mund të përafrojë me shifrën 380-400 mijë lekë. Vet z.Godo pohoi dje për “Standard” se e vlerëson vendimin e qeverisë dhe i është mirënjohës asaj për vendimin që ka marrë. Madje ai bën humor teksa pyet: “Sa ma kanë bërë pensionin tani”?
Gjithsesi, Godo e mirëpret vendimin e qeverisë për t’i shtuar masën e pensionit të pleqërisë. “Nuk jam në dijeni të këtij vendimi, nuk e di as sa do të jetë shtesa. Sa më vete tani? (qesh). Uroj të më shkojë afër 400 mijë lekëve. Do të ishte mirë, pse jo. Megjithatë unë e vlerësoj dhe i jam mirënjohës Këshillit të Ministrave për këtë vendim”, - tha z.Godo. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, miratohet dhënia shtesë pensioni të posaçëm shtetëror z.Sabri Godo, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal. Kjo shtesë pensioni bazohet në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit. Ky vendim vjen në një kohë kur kryetari i Asamblesë Parlamentare të PR-së kryeson grupin e negociatorëve të kësaj partie në bisedimet me Kryeministrin Sali Berisha për rikthimin në qeveri. Madje republikanët kanë kushtëzuar hyrjen në stafin qeveritar me një nga ministritë kyçe në ekzekutiv. Negociatat vazhdojnë dhe nuk dihet nëse rritja e pensionit të Godos, do të zbusë ndopak qëndrimin statik të PR-së ndaj Berishës për të pranuar kushtet e kërkuara nga partia e tij, që përveç fokusimit tek një prej ministrive kryesore, është vendosur dhe një afat kohor brenda 4 ditëve për të ndarë sërish PD-ja tortën e qeverisë me PR-në.