E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olli raporton në Kuvend: Situata e zjarreve, nën kontroll

Kreu i Emergjencave Civile, Afred Olli, ka raportuar ditën e djeshme në Komisionin e Sigurisë në lidhje me situatën e fundit për sa i përket rënies së zjarreve në vend. Ai tha se situata aktualisht është nën kontroll dhe po arrin të menaxhohet nga ana e emergjencave civile. Olli tha se është ngritur një grup pune i posaçëm, i cili po merret direkt me përballimin e situatës si dhe me parandalimin e zjarreve. Kreu i Emergjencave Civile tha se do të evidentohen përgjegjësit e këtyre zjarreve, të cilat një pjesë janë të qëllimshme dhe do të dërgohen përpara drejtësisë ku do të kërkohet një dënim maksimal për ta. Duke folur për median, Olli tha se ndihma kanë ardhur nga vendet fqinj. Aktualisht, një avion ka ardhur nga Italia, i cili po ndihmon autoritetet shqiptare për të vënë vatrat e zjarreve nën kontroll. Olli tha se tashmë situata po monitorohet në të gjithë vendin për të kontrolluar vatrat e zjarrit që në momentet e para që ato do të shfaqen. Ai tha se ende nuk ka një përllogaritjeve të dëmeve, por paraprakisht bëhet fjalë për një dëm të konsiderueshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›