Emigrantët, dokument vlefshmërie për pension
Të gjithë emigrantët, të cilët duan të dinë për periudhat e sigurimit që kanë në Shqipëri para viteve 1990, apo të plotësojnë vakumet për të përfituar më pas pension, kanë një zgjidhje të re, sipas një marrëveshjeje që Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka lidhur me INAS-CISL, i cili është edhe instituti më i madh i asistencës sociale për emigrantët në Itali.
Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, të gjithë ata emigrantë të cilët do të duan informacion për pensionet, për vitet e tyre të punës apo do të kërkojnë të derdhin kontribute për të përfituar pension, ISSH-ja do i pajisë me një dokument informues, i cili do t‘u vlejë atyre si librezë pune në rastin kur t‘u afrohet pensioni. Kjo do të thotë që inspektorët e sigurimeve do të kryejnë inspektimet dhe do të plotësojnë të gjithë dokumentacionin në adresë të të interesuarit. Por kjo do të ketë një procedurë të caktuar.
Procedura
Emigrantët mund t‘i dërgojnë të dhënat përmes instituti më të madh të asistencës sociale për emigrantët në Itali dhe më pas me postë zyrtare apo me postë elektronike Instituti i Sigurimeve do t‘i dërgojë të gjitha të dhënat e nevojshme. Sakaq, të dy bashkëpunëtorët, ISSH dhe INAS, së bashku me një bankë ndërkombëtare, e cila ka degë në të gjithë rajonet e Italisë, janë në fazë bisedimesh për sa i takon shpërndarjes së pensioneve, transfertave të parave në vendin ku qëndrojnë emigrantët.
Emigrantët mund të kenë informacion të saktë për pensionet, për kontributet dhe skemën e sigurimeve shoqërore në vendet ku ndodhen. Ndërkohë që është në fazë diskutimi ideja që pensionistët të mund të tërheqin pensionet në vendet ku ndodhen nëpërmjet bankave ndërkombëtare.
Palët kanë rënë dakord për zgjerimin e marrëveshjes që ky protokoll të funksionojë në të gjitha degët që ka INAS-CISL edhe në Kanada, SHBA dhe të gjitha vendet evropiane, çka do t‘u japë mundësinë e informimit edhe shqiptarëve që ndodhen në këto vende lidhur me historikun kontributiv dhe ndryshimet në legjislacionin e sigurimeve shoqërore. Është në fazë bisedimesh për arritjen e marrëveshjes për të bërë të mundur transferimin e pensionove për të gjithë pensionistët që dëshirojnë ta tërheqin atë në vendin ku jetojnë.
Emigrantët
Të gjithë emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Itali u krijohet mundësia që të mbledhin informacion për historikun e tyre kontributiv që ata kanë realizuar në Shqipëri, direkt nga vendet ku jetojnë, pa qenë e nevojshme që ata të shpenzojnë kohën dhe pushimet e tyre në Shqipëri për ta mbledhur këtë informacion.
Po kështu, të gjithë ata që konsiderojnë si mundësi rindërtimin e periudhave të tyre të kontributeve në shtetin shqiptar, me qëllim mbrojtjen sociale në rastet e pleqërisë, invaliditetit dhe humbjes së mbajtësit të familjes, nëpërmjet këtij protokoll-marrëveshjeje u krijohet mundësia e marrjes së informacionit dhe futjes në skemë direkt nga vendet ku jetojnë.