Vetëhelmimi, në pesë muaj 32 raste
Fieri mbetet një vatër e vetëflijimeve. Një nga metodat më të përhapura të vetëvrasjeve në Fier është vetëhelmimi, i cili prej disa vitesh është kthyer në fenomenin më shqetësues të shoqërisë. E ndërsa më parë rrethi i Lushnjës ishte konsideruar si rrethi i parë në vend për numrin më të lartë të vetëhelmimeve, prej tre vjetësh është Fieri ai që është pozicionuar më lart se Lushnja. Vetëm për periudhën janar-maj të këtij viti, plot 32 raste vetëhelmimesh janë regjistruar në repartin e intoksimit të spitalit rajonal Fier. Shifra prej 32 rastesh gjatë këtyre pesë muajve është deklaruar zyrtarisht nga mjeku toksikolog Kilo Stoja. "Janë regjistruar 32 raste vetëhelmimesh gjatë këtyre pesë muajve. Kemi të bëjmë këtu vetëm me ato raste kur personat në mënyrë të vullnetshme kanë marrë lëndë helmuese dhe i kanë konsumuar me qëllim vetëvrasjen. Nga rastet e regjistruara gjatë këtij pesëmujori, lënda helmuese më e përhapur e që është përdorur më gjerë është fostoksina, ndërkohë që edhe pesticidet e tjera si lëndët fostoorganike, që kryesisht përdoren për të spërkatur bimë apo pemë, janë përdorur rëndom", sqaroi mjeku Kilo Stoja. Sipas tij, nga të 32 rastet e vetëflijimeve me helm që janë regjistruar gjatë kësaj periudhe të parë të vitit, katër kanë përfunduar me vdekje, disa të tjera kanë mbetur me pasoja të rënda në jetë si paralizë, apo dhe prapambetje mendore dhe shumë të tjera nën depresion të thellë psikik, që i kthen në shtresën më të prirur për të rimarrë të njëjtin vendim, vetëhelmimin.
Sipas mjekut mësohet se për herë të parë këtë vit është kthyer në fenomen mjaft shqetësues intoksikimi nga konsumi i pijeve alkoolike. Kilo Stoja shpjegon se me dhjetëra raste të tilla, që nuk janë futur te 32 rastet e sipërcituara, janë regjistruar në spitalin e Fierit. "Bëhet fjalë për intoksikime të rrezikshme që kanë si shkak të tyre konsumin e alkoolit. Gjatë këtij viti, pijet alkoolike mund të barazohen me lëndët helmuese për nga numri i lartë i rasteve", theksoi specialisti.
Mjekët thonë se ndërhyrja e mjekëve ka qenë e menjëhershme, por mbetet shumë për të bërë për këtë fenomen. Ashtu si edhe vitet e tjera, dhe këtë vit mjeku kërkon vendosjen e shërbimit të psikologut në të gjitha institucionet, ndërmarrjet, por edhe në të gjitha klinikat dhe qendrat shëndetësore të rrethit. Mjeku kërkon gjithashtu ndërprerjen e tregtimit të lëndëve helmuese në treg të lirë, si dhe trajtimin me ndihmë ekonomike të mjaft familjeve të varfra. Rastet e vetëhelmimeve me lëndë helmuese edhe këtë vit kanë ardhur nga zonat rurale, kurse rastet e helmimeve me alkool kanë ardhur më shumë nga qyteti i Fierit, Roskovecit dhe Patosit, ku sipas mjekut, persona të ndryshëm frekuentojnë ambiente ku konsumohen pije jocilësore e të pakontrolluara, ndaj helmohen më pas. Vitin e kaluar në Fier janë regjistruar plot 158 raste vetëhelmimesh, shumica e të cilave ishin me pasojë vdekjen. Kurse në Rrethin e Lushnjës numri i vetëhelmimeve për këtë pesëmujor të parë të vitit është 25 të tillë.