Orlando në finale kundër LA Lejkërs
NBA ka mësuar edhe emrin e finalistes së dytë: ajo është Orlando Mexhik, që ka fituar finalen e Konferencës së Lindjes përballë Klivland Kavaliers. Skuadra e drejtuar nga trajneri Majk Braun ka arritur për herë të dytë në histori finalen e madhe, ku do të përballen me Los Anxhelos Lejkërs. Orlando fitoi 103-90 ndeshjen e gjashtë me Klivland, duke e mbyllur serinë me rezultatin e përgjithshëm 4-2. Heroi i mbrëmjes ishte padyshim Duajt Hauard, me 40 pikë të shënuara, 14 topa nën kosh dhe katër asist. Ai fitoi edhe duelin personal me LeBron Xhejms, të cilit i duhet ta shtyjë për më vonë sfidën me talentin tjetër të basketbollit, Kobi Barajnt. Në pritje të kurorëzimit të kampiones, sipari i ndeshjeve finale hapet të enjten.