Emigrantët e Greqisë rrezikojnë vendet e punës prej kartave
Greqia nuk lejon të hyjnë në territorin e saj personat që nuk kanë vërtetimin e aplikimit për kartën e identitetit, edhe pse janë me dokumente të rregullta. Lajmi bëhet i ditur nga disa emigrantë nga fshatrat e Elbasanit, të cilët kanë mbetur në Shqipëri për shkak të pamundësisë për të aplikuar për kartat e reja.
"Kam tri ditë që rri në radhë për të aplikuar familjarisht, por nuk ka linjë. Kam provuar të rikthehem në Greqi, por nuk më japin vulën e hyrjes për këtë mangësi dhe në këtë rast unë dhe shumë të tjerë rrezikojmë të humbasim vendet e punës, pasi lejen e kemi të kufizuar", thotë Gëzim Tata, emigrant në Greqi.
Mësohet se janë me qindra emigrantë në Komunat e Elbasanit, të cilët kanë ardhur me leje dhe nuk kthehen dot në Greqi pa aplikuar për kartat e identitetit.
Të paktën në katër komuna të Rrethit të Elbasanit, që prej katër ditësh është bllokuar procesi i aplikimit për karta identiteti. Shkak kryesor mbetet mungesa e linjave të internetit, por herë pas here edhe i energjisë elektrike. Shqetësimi ndihet në komunat e Gostimës, Gjergjanit, Shirgjanit e Paprit, ku numri i atyre që nuk kanë aplikuar llogaritet në rreth 5 mijë persona.
Vetëm në Komunën e Shirgjanit me 6600 votues rrezikohen mbi 1500 persona që nuk kanë mundur të aplikojnë për kartat e identitetit. Ndërsa në këtë njësi vendore kanë aplikuar 2200 dhe 1300 i kanë marrë këto karta.
"Nëse do të vazhdojnë këto ndërprerje të punës në zyrën e aplikimeve për shkak të linjës, rrezikohet që gati një e treta e zgjedhësve të mos votojë", thotë kryetari i Komunës së Shirgjanit, Mustafa Shehu. I njëjti shqetësim edhe në Gostimë, ku drejton Qamil Boja, në Gjergjan ku drejton Faik Gjolena e në Papër, ku kryetar komune është Shefqet Bullari.
"Kuarteti" komunar pohon njëzëri se linjat e internetit mungojnë që prej katër ditësh dhe njerëzit sorollaten më kot duke ardhur 3-4 herë dhe nuk mbarojnë punë. Në Shirgjan, sipas kreut të komunës, ka plot raste që kur punon linja e internetit ikën energjia elektrike.