E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lesi: Unë jam deputet që turbulloj Parlamentin

Në një takim elektoral në fshatin Spiten në Qarkun e Lezhës, kryetari i Lidhjes Demokristiane Shqiptare (LDK), Nikollë Lesi, deklaroi se "një kandidat për deputet në qarkun tonë që ka vjedhur tendera e nuk ka bërë rrugë, që ka lidhje me krimin, po shpërndan miell falas nëpër fshatra dhe do të përgjigjet pas 28 qershorit para drejtësisë, pasi e kërkon mandatin e deputetit vetëm për të mbuluar aferat korruptive e jo për interes të njerëzve të thjeshtë". Ai, sipas Lesit, po lëviz natën si cubat e Mirditës së dikurshme duke mashtruar, por krimi ekonomik i Policisë së Shtetit po e pret që pas zgjedhjeve t‘i vërë prangat. Unë, vazhdoi Lesi, nuk jam si kandidati i miellit, por jam deputet që tash 12 vite kam treguar se di të bëj duele të forta politike në Parlament e në media ndaj kujtdo që ka pushtet e shfrytëzon atë. Kam dhënë prova, tha Lesi, që Parlamentin e turbulloj kur flitet se duhet të mbrohen interesat e njerëzve të thjeshtë. "Nëse keni harruar, referohuni këtyre 12 viteve që jam deputet, ndaj kërkoj votën tuaj", tha Lesi.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›