Emigrantët, e siguruar në skemën shqiptare, që iu njihet pensioni
Autori i Lajmit: Silvana BalliuEmigrantët shqiptarë, të cilët kanë vendosur të jetojnë në vendet e Balllkanit Perëndimor kanë premisa të përfitojnë pensione në shtetet ku kanë emigruar, duke përdorur për vjetërsi vitet e punës në Shqipëri.
Të njëjtën të drejtë do të mund ta përfitojnë edhe shtetasit e ballkanit Perëndimor, brenda të cilët emigrojnë brenda këtyre shteteve: Shqipëri, Bosnjë-Herzegovinë, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Serbia, Mali i Zi, Kroaci, Rumani, Bullgari dhe Moldavi. Për këtë çështje janë mbledhur dje në Tiranë ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët firmosën deklaratën, e ashtuquajtur Deklarata e Tiranës, një dokument që shpreh vullnetin e vendeve nënshkruese për të nxitur reformat në sistemin e sigurimeve shoqërore.
Deklarata e Lohan
Shefi i Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, Helmuth Lohan theksoi rëndësinë që i kushton Bashkimi Evropian bashkëpunimit mes vendeve, veçanërisht atyre të Evropës Jug-Lindore, në fusha të tilla të rëndësishme si mbrojtja sociale, që përfshin aspekte të rëndësishme si sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Lohan tha se, shprehje e këtij interesimi, të BE-së është edhe fondi prej 2.2 milion euro që janë vënë në dispozicion për realizimin e një projekti trevjeçar (2008-2010) për rishikimin e legjislacionit në fushën e sigurimeve shoqërore të vendeve pjesëmarrëse në Konferencë dhe përafrimin e tij edhe me legjislacionin e përparuar evropian. “Komisioni Evropian e ka mjaft të qartë që rruga drejt përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian nuk është e lehtë. Harmonizimi i sistemeve të kujdesit shëndetësor dhe pensioneve është një çështje veçanerisht e ndërlikuar. Harmonizimi i sistemeve të sigurimeve shoqërore është me të vertetë një ndër aspektet më të veshtira të negociatave mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate. Duke ndërthurur përpjekjet qe në këtë fazë fillestare në mënyrë që të arrijmë standardet aktuale të Bashkimit Evropian do të lehtesojmë tranzicionin e ardhshëm dhe do të sjellë frutet e duhura gjatë procesit të anëtarësimit”, tha Ambasadori Lohan. Deklarata e Tiranës do të jetë në themel të një faze të dyte të programit të financuar nga Komisioni Evropian dhe që do vihet në jetë nga Këshilli i Evropës.
Marrëveshja ndërministrrore
Deklarata ministrore e miratuar në mbyllje të Konferencës së Dytë Rajonale për Koordinimin e Sigurimeve Shoqërore në Ballkanin Perendimor, i detyron këto vende të koordinojnë bashkarisht sistemet e tyre të sigurimeve shoqërore, në mënyrë që qytetarët e tyre të gëzojnë të drejtat për pensionin dhe sigurimet shëndetësore në vendet ku ata jetojnë e punojnë. “Koordinimi i skemave të sigurimeve shoqërore për punonjësit migratorë është pjesë e kuadrit ligjor të Bashkimit Evropian (Community acquis). Në Evropën Juglindore, ky koordinim është gjithashtu një faktor kyç drejt stabilizimit.
Ky lajm është publikuar: 17/10/2007