Rreth 2 për qind e popullsisë alkoolipirës të rëndë
Autori i Lajmit: Red.Rreth 2% e popullsisë në rrethet kryesore të vendit bëjnë pjesë në kategorinë e alkoolpiresit të rëndë, sipas studimit të Institutit të Shëndetit Publik "Mbi përdorimin e alkoolit në qytetet :Tiranë, Durrës ,Vlorë, Shkoder dhe Elbasan". Përdoruesit e alkoolit në këto rrethe janë kategorizuar nga studimi në katër tipe të nivelit të riskut, të cilat shoqërohen edhe me rekomandimet e ndërhyrjeve përkatëse. 73% e qytetarëve në pesë rrethet e vendit bejnë pjesë në kategoria e parë, aty ku niveli i riskut nuk ekziston. Kjo pjesë e qytetarëve rezulton se e përdorin alkoolin brënda normave të lejuara ose nuk perdorin fare atë. Për këtë kategori ISHP rekomandon mënyrat ndërgjegjësuese të edukimit të alkoolit dhe i përgëzon për këtë qëndrim ndaj pijeve alkoolike. Në kategorinë e dytë janë renditur 9.5 % e popullsisë që përdor alkool jashtë normave të lejuara , për të cilët ISHP rekomandon ndërhyrjet e shkurtra nga mjeku i familjes me këshilla të thjeshta. Ndërkohë që kategoria e tretë e riskut përfaqëson 5.4 % të qytetarëve që përdorin alkool jashtë normave të lejuara dhe përdorimi është kthyer shqetësues për shëndetin e për personalitetin e tyre. Për këtë pjesë të riskuar ISHP rekomandon këshilla të thjeshta shtesë dhe monitorim të vazhdueshëm nga mjeku i familjes.
Ky lajm është publikuar: 16/10/2007