E Shtunë, 31 Tetor 2026

IOÇ dhuron 1 milion dollarë ndihma për QSUT-në

Autori i Lajmit: Red.Shoqata bamirëse amerikane International Orthodox Christian Charities (IOÇ) i ka dhuruar të premten Qëndrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", në Tiranë, një sasi ndihmash mjekësore me vlerë 1 milion dollarë. Ndihmat konsistojnë në medikamente të ndryshme, aparatura dhe materiale mjekësore për sallat e operacionev(e fasho, garza, dezinfektantë, doreza, çarçafë, si dhe uniforma mjekësh, infermieresh e sanitaresh një përdorimshme), të cilat përdoren gjatë operacioneve, duke siguruar një pastërti maksimale. Për pavionet e QSUT janë dhuruar shiringa, pambuk, alkool, çarçafë të gomuar për sallat e konsultave dhe doreza plastike. Janë dhuruar pajisje të shumta laboratorike si dhe materiale të tjera ndihmëse si karroca për transportimin e të sëmurëve nëpër shkallë dhe pavione, barrela dore, paterica të disa llojeve, bastunë dhe transportues (barrela) me rrota, etj. Ndihmat e mbërritura janë shoqëruar nga përfaqësuesi i kësaj organizate, Charls Linderman, i cili u shpreh i kënaqur që kishte mundur të siguronte këtë sasi ndihmash, dhuratë për QSUT. Ai siguroi për cilësinë e lartë të këtyre medikamenteve dhe materialeve mjekësore dhe tha se ka punuar tre vjet për të arritur sigurimin e kësaj sasie ndihmash.

Ky lajm është publikuar: 16/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›