Leskaj: “Hetimi i Sollakut, antikushtetues”
Autori i Lajmit: Red.Kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, e konsideron antikushtetuese iniciativën për të hetuar sërish kryeprokurorin Theodhori Sollaku. Sipas saj, ky komision i dytë hetimor bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me parimet e së drejtës, e cila parashikon të drejtën e mosgjykimit dy herë. “Për këtë çështje është bërë një herë një komision hetimor, por problemi është që PD ka vendosur që të mblidhet edhe një herë për të gjetur disa shkaqe për të shkarkuar Prokurorin. Kjo natyrisht është absurde dhe nuk mund të jetë e pranueshme në një shoqëri që funksionon me rregulla demokratike”, - tha Leskaj. Ajo pohoi gjithashtu se zyrtarizimi i kësaj nisme në të njëjtën ditë kur prokuroria ka kërkuar heqjen e imunitetit të ministrit Lulzim Basha është një presion direkt ndaj organit të akuzës.
Ky lajm është publikuar: 16/10/2007