E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët, kërkojnë vaksina kundër gripit të derrit në Fier

22/07/2009  Emigrantë të shumtë të ardhur për të kaluar pushimet mes familjarëve të tyre në qytetin e Fierit qysh prej disa ditësh me frikën dhe panikun e përhapjes së gripit të derrit edhe në Shqipëri kanë kërkuar të marrin masa mbrojtëse. Fillimisht ata kanë kërkuar në farmacitë e ndryshme të qytetit të Fierit vaksinën kundër gripit të derrit. Janë me dhjetëra pacientë kryesisht emigrantë që shkojnë në farmacitë e ndryshme ku kërkojnë të blejnë vaksinën kundër gripit të derrit. Lajmi bëhet i ditur prej shumë farmacistëve të qytetit të Fierit. Ata shprehen se janë blerës të shumtë, kryesisht emigrantë, të cilët kërkojnë në farmaci vaksinën kundër virusit të gripit të derrit, H1N1, por kjo vaksinë ende nuk ka mbërritur për tregtim. Sipas farmacistëve, vaksina gjendet vetëm në magazinat e spitaleve në Fier, por jo në farmaci private.

“Të gjitha farmacitë shtetërore të spitaleve dhe ato private janë të gatshme që ta marrin këtë vaksinë Tamiflu dhe t’i shërbejnë pacientëve të rastit për t’u mbrojtur ndaj përhapjes së virusit të gripit të derrit. Për momentin Tamifluja është vetëm në farmacitë e spitaleve sidomos në magazinat e spitaleve. Firmat e tjera farmaceutike nuk kanë futur Tamiflunë për momentin, por me t’u dhënë rekomandimin nga Ministria e Shëndetësisë, ajo do të dalë në treg prezent për gjithë pacientët”,-thotë farmacisti Ardit Hyska.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›