Ulet numri i dhuruesve të gjakut
Autori i Lajmit: red.
Numri i dhuruesve vullnetarë të gjakut ka rënë ndjeshëm në këto ditë vere, gjë që i ka detyruar drejtuesit e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut (QKTGJ), që t i drejtohen me një apel opioninit publik. “Shtimi i kërkesave për gjak në sezonin e verës lidhet kryesisht me aksidentet, një fenomen në rritje në këtë periudhë", - tha drejtoresha e QTKGJ-së, Irena Qendro, e cila nuk anashkalon dhe kërkesat për pacientët me anemi kronike. Sipas saj, spitalet tona nuk arrijnë të mbulojnë mjaftueshëm nevojat për gjak, megjithë fushatat e shpeshta të kryera në bashkëpunim me Kryqin e Kuq. Duke apeluar në këtë drejtim ajo nënvizoi se “dhënia e 300 mililitrave gjak nuk shkakton asnjë problem shëndetësor në shëndetin e njeriut”. Shqipëria mbetet një nga vendet me më pak traditë, për sa i përket dhurimit vullnetar të gjakut. Nisur nga kjo situatë, Ministria e Shëndetësisë synon kalimin nga sistemi i dhurimit të rregullt me pagesë, në dhurimin vullnetar të gjakut. Procesi i kalimit të dhurimit të gjakut me pagesë në atë vullnetar, do të jetë gradual dhe do të përfundojë brenda afatit të përcaktuar prej 5-10 vjetësh me objektivat përkatëse. Në këtë kuadër, sipas drejtuesve të Ministrisë së Shëndetësisë, synohet rritja e dhurimeve vullnetare në qytetet e mëdha, shtrirja e këtij aktiviteti në të gjithë vendin, me qëllim që numri i dhuruesve të jetë sa dy për qind e popullatës dhe brenda 10 vitesh numri i dhurimeve të arrijë në tre për qind të popullsisë.
Ky lajm është publikuar: 15/08/2008