Plazhi, mbi 30 pushues infektohen çdo ditë
Autori i Lajmit: red.
Mbi 30 pushues preken çdo ditë nga sëmundjet e lëkurës në Durrës. Ky fakt konfirmohet nga mjekët infeksionistë të qytetit bregdetar. Shkaqet kryesore janë uji i ndotur në disa zona të plazhit, rëra e papastër, por edhe uji i pishinave që nuk kanë sistem të rregullt pastrimi. Shenjat kryesore të këtyre infeksioneve janë flluska në trup, temperaturë, skuqje dhe irritim i lëkurës. Më të prekurit deri tani janë fëmijët. Mjekët rekomandojnë shpëlarje të trupit pas daljes nga deti si dhe përdorim të peshqirëve të plazhit, për të shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë me rërën apo me shezllonet.
Ky lajm është publikuar: 15/08/2008