E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët, normalizohet situata në Kakavijë

Vazhdon fluksi i emigrantëve që kthehen nga pushimet nga pika e kalimit të kontrollit kufitar të Kakavijës. Mësohet se deri në orën 13:00 të ditës së djeshme kanë dalë për në shtetin grek 5900 shtetas, 1240 automjete dhe 30 autobusë, si dhe kanë hyrë për në Shqipëri 2600 shtetas dhe 650 automjete. Pala shqiptare punon me 8 sportele në dalje dhe 4 në hyrje, ndërsa pala greke punon me 3 sportele në dalje për në Shqipëri dhe 6 sportele për në tokën helene. Kaosi i krijuar gjatë fundjavës, për shkak të funksionimit të vetëm një sporteli nga pala greke, ka bërë që komandanti i Kakavijës dhe drejtori i Kufirit Rajonal Gjirokastër, Vasil Valera, t‘i kërkojë palës greke rritjen e numrit të sporteleve. Pas këtij takimi është shtuar numri i sporteleve për në Greqi nga 2 në 6 sportele, duke bërë që brenda 3 orëve situata të vijë drejt normalizimit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›