Malaj: Leku nuk ruhet me rezervë
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, deklaroi dje se qeveria duhet të shkurtojë shpenzimet e veta nëse dëshiron me të vërtetë të ruajë stabilitetin e kursit të këmbimit të lekut kundrejt euros, duke paralajmëruar gjithashtu se monedha jonë kombëtare mund të vihet nën presion të mëtejshëm gjatë muajve të ardhshëm, si pasojë e kombinimit të disa faktorëve. Malaj reagoi pas deklaratës së ministrit aktual të Financave, Ridvan Bode, i cili javën e kaluar hoqi çdo përgjegjësi nga vetja dhe deklaroi se "me kursin e këmbimit merret Banka e Shqipërisë". Bode i konsideroi të gjitha paralajmërimet për rreziqet si "të iniciuara nga opozita e nga media pranë opozitës", si edhe deklaroi se asgjë shqetësuese deri tani nuk ka ndodhur.
"Është Banka e Shqipërisë, e cila merret me stabilitetin monetar dhe BSH-ja është aktive dhe luan politika shumë të suksesshme në stabilitetin monetar e në ruajtjen e inflacionit dhe nivelit të çmimeve në ekonominë shqiptare. Banka ka qenë aktive gjatë kësaj periudhe për të rritur rezervat dhe për t‘i përdorur ato pikërisht në atë periudhë që ju keni frikë", deklaroi Bode.
Arben Malaj, ish-ministri socialist i Financave, thotë se banka qendrore nuk mundet dot e vetme të garantojë qëndrueshmërinë e monedhës. "Ideja për të përdorur rezervën valutore për të forcuar monedhën tënde është e dështuar. Në të gjitha vendet ku FMN-ja ka ofruar ndihmë, e ka kushtëzuar me një sërë reformash. Nuk ka kohë për t‘u vonuar. Është detyrë kryesore rikthimi i menaxhimit më të mirë të financave publike", ka shtuar Malaj.
Të gjithë qytetarët po pyesin se për çfarë arsyeje leku është dobësuar gjatë këtij viti, pas gjashtë vitesh stabiliteti dhe qëndrueshmërie të lartë. Shqiptarët pyesin edhe nëse leku do të mbijetojë në kuotën aktuale kundrejt euros apo ka rrezik të zhvlerësohet më tej. Banka e Shqipërisë ka kryer disa analiza, ku mes rreshtave ka akuzuar qeverinë si përgjegjëse për zhvlerësimin e lekut. BSH ka përdorur gjatë këtij viti një pjesë të rezervës valutore të vendit për të blerë lekun e tepërt në treg që e pati hedhur për të financuar likuiditetin e sistemit bankar dhe shpenzimet e qeverisë. Shumë analiza ndërkombëtare kanë paralajmëruar se një model i tillë i mbrojtjes së kursit të këmbimit me rezerva ka dështuar, në disa raste me pasoja katastrofike.
Leku shqiptar u dobësua gjatë javës së shkuar në mënyrë graduale, por edhe përcaktuese, sipas ekspertëve, pasi përgjatë pesë ditëve nuk njohu asnjë ditë pozitive. Sipas ekspertëve bankarë, edhe kjo javë pritet të jetë nga krahu i dobësimit, por ata paralajmërojnë se një nga operatorët mund të ndryshojë pozicion në treg duke sjellë edhe forcim. Prej kohësh flitet se në kursin e këmbimit valutor në Shqipëri ka disa operatorë të fuqishëm që shkaktojnë luhatje të pazakonta dhe të forta.
Buxheti
Qeveria e harxhoi fondin rezervë për shpenzime korrente
Këshilli i Ministrave e ka shpenzuar në masën 98 për qind fondin e vet rezervë gjatë shtatëmujorit të parë të këtij viti dhe e ka shpenzuar në masën dërrmuese për të mbuluar shpenzime operative, bën të ditur Ministria e Financave.
"Lidhur me fondin rezervë, deri në fund të shtatëmujorit 2009 rezulton të jetë prekur në masën 1.96 miliardë lekë ose rreth 98 për qind e tij", thuhet në relacionin që Financat publikuan së fundmi në faqen e tyre në internet.
"Nga totali prej rreth 1.96 miliardë lekësh i fondit rezervë të përdorur, rreth 1.75 miliardë lekë është përdorur për shpenzime korrente dhe rreth 8.75 për qind ose 171.5 milionë lekë janë përdorur për investime", thotë relacioni.
Qeveria është vendosur nën akuzë gjatë kohëve të fundit se ka keqpërdorur në shkallë të gjerë buxhetin e shtetit për hatër të fushatës elektorale të këtij viti. Shpenzimi i fondit rezervë në periudhën parazgjedhore detyroi së fundmi Ministrinë e Financave të deklaronte se nuk kishte më para rezervë për të blerë vaksina kundër gripit të derrit dhe se shpresonte ta zgjidhte problemin me ndihma nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.