E Shtunë, 31 Tetor 2026

I sëmuri mendor, shkon i paftuar në një dasmë me granatë në dorë

Një i sëmurë mendor për pak sa nuk e ka kthyer në tragjedi një dasmë në zonën e Pogradecit. Me një granatë në dorë ai ka kërcënuar dasmorët dhe ka mundur të heqë siguresën, por për fat të mirë nuk ka mundur ta hedhë brenda lokalit ku zhvillohej banketi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çërravë të Pogradecit rreth orës 23:50 të së dielës. Burime të policisë bënë të ditur se 36-vjeçari Arjet Jonuzi ka tentuar të hyjë mes dasmorëve i paftuar, por kur nuk është pranuar nga të zotët e shtëpisë, ai ka tentuar të hakmerret. Ai ka shkuar në banesën e tij dhe është kthyer në lokal me një granatë në dorë. Ndërhyrja në kohë e policisë bëri neutralizimin e 36-vjeçarit. Sipas policisë Jonuzi njihej si person me probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që ndaj tij rëndojnë akuzat e "kanosjes" dhe "mbajtjes pa leje e armëve luftarake".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›