E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj: “Të zbardhet tragjedia e 9 janarit”



Në përvjetorin e pestë të tragjedisë së 9 janarit, kreu i lëvizjes “G99”, Erion Veliaj, ka kryer një vizitë në shtëpinë e Nikollë Mhillajt, kryetar i shoqatës “9 Janari”, i cili ka humbur djalin e tij në tragjedinë e Karaburunit, ku gjetën vdekjen 28 të rinj dhe të reja nga veriu i Shqipërisë, 8 trupa prej të cilëve akoma rezultojnë të humbur. Kreu i “G99”-s, në prononcimin e tij për gazetarët lidhur me këtë tragjedi, ka kërkuar që e vërteta mbi të të zbardhet duke shprehur bindjen se një ditë drejtësia do të kujtohet dhe për këtë tragjedi që mori 28 jetë njerëzish. Akuza për moszbardhjen e kësaj tragjedie ka ardhur dhe nga babai i njërit prej viktimave të tragjedisë, njëkohësisht kryetar i shoqatës “9 Janari” Nikoll Mhillaj, i cili i kërkon kryeministrit Berisha në emër dhe të familjarëve të tjerë, të mbajë premtimin e dhënë 5 vite më parë se kur Partia Demokratike do të vinte në pushtet, do të dilnin para drejtësisë të gjithë përgjegjësit e kësaj tragjedie.

10 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›