E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët, si të aplikoni për të marrë bonus

 

Emigrantët rezidentë në Itali mund të përfitojnë bonusin familjar. Ata variojnë nga 200 deri në 1000 euro, sipas tipologjisë së familjes dhe të ardhurave kompleksive maksimale. Madje edhe nëse të afërmit e tyre janë në vendin e origjinës. Për të aplikuar, qeveria italiane ka vendosur edhe afatet për dorëzimin e kërkesave. Sqarimin e bëjnë ekspertët e Ministrisë së Punës në vendin tonë. Së fundmi për t’u ardhur në ndihmë emigrantëve tanë jashtë vendit, ata ndihmojnë me informacionin e nevojshëm për çdo paqartësi, penalitet apo dhe përfitim që ata kanë. “Në përllogaritjet për përfitimin e bonusit familjar, sa i takon “numrave”, duhen marrë parasysh edhe familjarët që ndodhen në vendet e origjinës. Kjo shpjegohet nga një qarkore e “Agjencisë së Hyrjeve”, lidhur me kontributet e përcaktuara nga dekreti Anti-Krizë, për vatrat familjare më të varfra”, nënvizon eksperti i emigracionit në ministri, Durim Hatibi. Sipas tij, nga sa përcakton agjencia, për të përfituar nga bonusi është e domosdoshme që kërkuesi të jetë rezident në Itali. Në Qarkore theksohet se për pjesëtarët e tjerë të vatrës familjare të kërkuesit  (bashkëshort/ e jo të ndarë, të mitur në ngarkim dhe pjesëtarë të tjerë në ngarkim), përkundrazi nuk kërkohet qëndrimi në territorin e shtetit italian. ”Bonusi mund të kërkohet nga punëmarrësit dhe pensionistët (pra përjashtohen të vetëpunësuarit, sipërmarrësit e vegjël) dhe përbëhet nga një shumë, që luhatet, në varësi të të ardhurave familjare, të realizuara dhe nga numri i pjesëtarëve të familjes”, sqaron eksperti.
Për të provuar se familjarët jashtë kanë mbetur në ngarkim mund të përdoret dokumentacioni origjinal, i lëshuar nga konsullatat e tyre, me përkthim në gjuhën italiane dhe me certifikim të Prefekturës. Veç tij, ka po të njëjtën vlerë dokumentacioni me “apostille”, për ato që vijnë nga vende”, që kanë nënshkruar marrëveshjen e Hagës për apostilin të 5 tetorit 1961. Mund të përdoret gjithashtu edhe dokumentacioni i lëshuar në vendin e origjinës, i përkthyer në gjuhën italiane dhe i certifikuar si i njëjti me origjinalin nga konsullata italiane. “Punëmarrësit duhet t’ia paraqesin kërkesën punëdhënësit të tyre, sporteleve të “Agjencive të Hyrjeve”, pensionistët dhe të papunët, përkundrazi duhet t’i drejtohen (INPS) Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. “Paratë do të vijnë pas një muaji, drejtpërdrejt në listë-pagesa (punëdhënësi do të rimbursohet nga shteti), apo edhe me pensionin”, sqaron eksperti Durim Hatibi. Ndërkohë janë vendosur afatet për paraqitjen e kërkesës, që luhaten në bazë të atij që paraqet kërkesën dhe të cilit vit mund të merret në shqyrtim për përllogaritjen e të ardhurave dhe pjesëtarët e vatrës familjare. Kështu punëmarrësit duhet të depozitojnë kërkesat te punëdhënësi dhe pensionistët (kërkesë tek INPS) brenda 31 marsit 2009, nëse shqyrtohet vitit 2008.Punëtorët shtëpiakë (kërkesë tek “Agjencia e Hyrjeve”): brenda 30 prillit 2009, nëse shqyrtohet viti 2007; brenda 30 qershorit, nëse shqyrtohet viti 2008 për subjektet që përjashtohen nga detyrimi i paraqitjes së deklaratave të të ardhurve.

Bonuset sipas te ardhurave

Tipologjia e  familjes    Bonusi

Pensionist i vetëm         200 euro
Familje me dy persona    300 euro
Familje me tre persona      400 euro
Familje me katër persona     500 euro
Familje me pesë  persona    600 euro
Familia me më shumë                      
se 5 persona                        1000 euro
Familje me person
me aftësi të kufizuara        1000 euro

Tipologjia e  familjes              Të ardhurat                         kompleksive
                maksimale

Pensionist i vetëm                          15 mijë euro
Familje me dy persona              17 mijë euro
Familje me tre persona              17 mijë euro
Familje me katër persona        20 mijë euro
Familje me pesë  persona         20 mijë euro
Familia me më shumë       
se 5 persona                           22 mijë euro
Familje me person
me aftësi të kufizuara                   35 mijë euro

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›